Amerikanët në ethe: Kush do t`i fitojë 1,3 miliardë dollarë ?!

50 Lexime

13:02:20       2016-01-10

 

 

Radhë të gjata para qoshqeve në SHBA. Deri të shtunën në konton e llotarisë amerikane „Powerball“ kanë qenë 900 milionë dollarë.

 

 
Për momentin në SHBA janë duke mbretëruar ethet e llotarisë amerikane. Rekordi i xhekpotit nuk është qëlluar. Në tërheqjen e ardhshme të së mërkurës, shuma e llotarisë pritet të jetë 1,3 miliardë dollarë. Kështu ka komunikuar llotaria „Powerball“ me seli në Florida, pas tërheqjes të së shtunës në ueb faqen e saj.

 

 

Deri të shtunën në xhekpot kanë qenë 900 milionë dollarë, që në kundërvlerë llogariten rreth 820 milionë euro. Në këtë lojë duhet qëlluar pesë nga 69 numra, duke llogaritur edhe numrin plotësues.

 

 

Nëpër qoshqet amerikane janë krijuar radhë të gjata për të blerë një tiket të kësaj llotarie. Por, në rast të të qëlluarit e numrave të saktë, shuma e fituar nuk do të jetë 1,3 miliardë dollarë, pasi me llogaritjen e tatimit ajo do të zbresë në 806 milionë dollarë.

 

 

Rekordi i mëparshëm i llotarisë amerikane ka qenë i vitit 2012, kur në xhekpot ishin tubuar 656 milionë dollarë: Në atë kohë, tre lojtarë me fat e kishin ndarë fitimin e shumës, shkruajnë mediet amerikane, njofton „Shtegu.com“.