Humbin jetën gjashtë adoleshentë në një aksident në Francë
11:07:29 2016-02-11
Gjashtë adoleshentë kanë humbur jetën në një aksident, në mes të një minibusi shkollor dhe një kamioni, mëngjesin e së enjtes në Rochefort (Francë Perëndimore), thuhet në një komunikatë të policisë franceze. Në këtë aksident janë lënduar edhe tre persona me lëndime më të lehta, në mesin e tyre edhe vozitësi i minibusit.
Tetë adoleshentë të tjerë kanë shpëtuar pa lëndime nga ky aksident frontal, i cili ka ndodhur rreth orës 07.15 në një rrugë rajonale. Minibusi ka qenë duke transportuar 17-18 persona, ndërsa kamioni barte rrënoja, thuhet në hetimet fillestare të aksidentit.
Aksidenti është shkaktuar pas hapjes së derës së pasme të kamionit, ka deklaruar sekretari shtetëror për transport, Alain Vidalies. Bëhet e ditur se mburoja e pasme e kamionit është shkëputur nga i njëjti, duke goditur minibusin në lëvizje, ka vazhduar Alain Vidalies për „BFMTV“, njofton „Shtegu.com.
Ministri francez i Arsimit, Najat Vallaud Belkacem ka shkuar menjëherë në vendngjarje. „Qeveria ju shprehë ngushëllimet më të sinçerta familjeve të viktimave të aksidentit të autobusit në Rochefort, duke ndarë së bashku ankthin me ta“, ka shkruar në faqen e saj në Tuiter, anëtarja e Qeverisë franceze, Ségolène Royal.