Kampioni shqiptar i boksit mobilizon policinë gjermane me armatim deri në dhëmbë

47 Lexime

18:28:12           2016-02-10

 

 

 

Boksieri profesionist shqiptar nga Bielefeldi i Gjermanisë, Besar Nimani sërish ka rënë në konfklikt me ligjin. Tashmë, policia gjermane po heton kundër ish kampionit europian në versionin IBF, në kategorinë gjysmë të mesme, për shkak të dhunës së ushtruar familjare. Pas një zënke të eskaluar, boksieri 30-vjeçar dyshohet se ka rrahë bashkëshorten e vet, ndërsa policia e ka arrestuar.

 

 

Fqinjët kanë dëshmuar për skena si nëpër filma, të cilat janë zhvilluar gjatë javës së kaluar, pak pas orë 13.00 në shtëpinë e tij: Disa patrulla policore ishin mobilizuar, të armatosur deri në dhëmbë e me jelekë antiplumb. Disa minuta më vonë, Besar Limani është vënë nën pranga. „Kur të shohësh policë me pushkë automatike, me siguri se fillon të frikësohesh“, ka deklaruar nja fqinj për „Neue Westfälische“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Arsyeja për mobilizimin spektakolar të policisë ka qenë zënka e eskaluar bashkëshortore. Sipas policisë, pas një zënkë verbale, Nimani e kishte goditur bashkëshorten me grusht në fytyrë. Me lëndime të lehta, gruaja 21-vjeçare kishte arritur të largohej nga banesa dhe të alarmojë policinë, duke lënë me babain fëmijën e saj njëmbëdhjetëmuajsh.

 

 

Policia kishte ndërhyrë me një përgatitje më të pazakonshme, pasi ka pasur njohuri se bëhet fjalë për një boksier dhe është parapërgatitur për çdo eventualitet. Por, arrestimi i tij është bërë pa ndonjë rrezistencë, ndërsa fëmija i është kthyer nënës. Besari është dërguar në stacionin policor në Gütersloh, ndërsa policia nuk ka dhënë më tepër hollësi rreth rastit.