Pas një aksidenti në Itali, humb jetën 19-vjeçari nga Kosova

Date:

Pas aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi të enjten vonë pasdite në Blumau, një 19-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Bolzanos

Pasditen e vonë të së enjtes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën „Brennerstaatstrasse“ në Blumau. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 5 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, shkruan „STOL“, transmeton portali Shtegu.

Gjatë aksidentit një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur, ndoshta për shkak të ngricave në rrugë. Një makinë nga drejtimi përballë nuk ka mundur të frenojë me kohë dhe ka goditur me forcë të plotë mjetin anash.

Një person është dashur të nxirret nga automjeti nga zjarrfikësit duke përdorur pajisje hidraulike të shpëtimit. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Kosova. Fatkeqësisht ai nuk ia doli. I riu iu nënshtrua plagëve të rënda mëngjesin e së premtes në spitalin e Bolzanos, siç konfirmoi kompania mjekësore e Tirolit Jugor për „STOL“.

Nga aksidenti ka rezultuar edhe një i lënduar në masë të lehtë dhe tre lëndime të lehta. Të 5 të plagosurit u dërguan në spitalin e Bolzanos nga shërbimi i shpëtimit. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik vdekjeprurës.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...