Heshtja e thellë e Hazbi Likës që po ua fut lemerinë udhëheqësve të BDI-së!

Date:

Edhe pasi është shkarkuar nga posti i zëvendës/kryeministrit dhe udhëheqës i Sektorit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika ka vazhduar heshtjen e tij. Mediumet vlojnë nga informacionet jozyrtare se i tërë sektori u shua vetëm për të shkarkuar Likën, mirëpo ai nuk ka bë asnjë prononcim publik.

Heshtja e çuditshme e Likës, njërit ndër figurat më të njohura të UÇK-së në vitin 2001 dhe një ndër njerëzit më autoritativ të BDI-së, ka nxitur spekulime të lloj-llojshme.

Mirëpo ata që e njohin mirë thonë për Gazetën Lajm se heshtja e Likës për momentin shkakton kokëdhembjet kryesore në kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Misteri se çfarë hapa do të marë në të ardhmen Hazbi Lika, po ua fut frikën në palcë udhëheqësve të BDI-së, që përfituan në kurriz të tij, kurse tani ia kthyen shpinën”, thonë për Gazetën Lajm burime partiake.

Sipas tyre, Lika është revoltuar ndaj BDI-së edhe pas bisedave të publikuara nga El Cheka, ku dëgjohen ofendime të shumta në adresë të tetovarëve. /Lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...