15:00:41 2017-10-02
Para pak kohësh në Winterthur-Grüze është hapur xhamia e dytë islamike shqiptare. Kjo është realizuar pasi anëtarët e xhamisë së parë ishin grindur.
Në shoqatën islamike shqiptare në „Kronaustrasse“ të Winterthurit, në Zvicër, në fillim të vitit të kaluar ishte shkaktuar zënkë. Në këtë grindje interne, policia është dashur të intervenojë pasi ishte shkaktuar zënkë e ashpër. Pas një konfilkti të gjatë ligjor, edhe kryetari i shoqatës është dashur të dorëhiqet. Por, që të dy palët kanë pohuar se gjatë zënkës nuk ka pasur elemente që kanë të bëjnë me religjionin.
Sipas asaj që shkruan „Landbote“, përkrahësit e ish kryetarit të shoqatës tani më janë ndarë dhe kanë krijuar shoqatë të tyre islamike shqiptare, me emrin „Sabër“, përcjellë „Shtegu.com“. Xhamia është hapur në rrugën „Ohrbühlstrasse“, në një distancë prej dy kilometrash largësie nga xhamia në „Kronaustrasse“.
„Ne nuk jemi vetëm xhami, por edhe një shoqatë kulturore shqiptare“, ka pohuar kryetari i Xhamisë „Sabër“, Fisnik Dauti. Këtu do të angazhohen edhe në çështjen e integrimit të të rinjve dhe femrave.
Në Qendrën e organizatave islame (Vioz) nuk kanë pranuar informatë lidhur me hapjen e xhamisë së re, por edhe shoqata e re nuk ka bërë kërkesë për tu anëtrësuar në këtë qendër. „Është e pahijshme që komuniteti ynë është ndarë, por është më mirë se sa zënkë të eskalojë edhe më tej“, ka pohuar zëdhënësi i Vioz, Abduselam Halilovic.

