18:22:33 2016-01-15
Në dy shkolla fillore të Lucernit, që nga dhjetori ekzistojnë lokale ku të rinjtë mund të falen, por kjo ka shkaktuar pakënaqësi.
Njëra është pa dritare, tjetra më herët ka qenë si dhomë për deponim: Këto dy lokale modeste, në Lucern të Zvicrës kanë shkaktuar reagime të ashpra. Ato gjenden në dy shkollat fillore në Biregg dhe Hubelmatt, ndërsa sipas „Weltwoche“ që nga dhjetori, këto dhoma janë liruar për tu falur myslimanët e rinj. Si duket, ato janë liruar në mënyrë që të anashkalohen zënkat e mundshme në mes të nxënësve. „Është një `zgjidhje pragmatike`“, ka deklaruar kryetari komunal i Lucernit, Reto Wyss për „Neue Luzerner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.
Paraprakisht, nxënësit myslimanë ishin falur nëpër korridore, apo nëpër pushimoret e shkallëve të shkollës, që ka çrregulluar rendin e shkollës duke krijuar potencial të mjaftueshëm për konflikt, ka vazhduar Wyss.
Në shkollat fillore në Biregg dhe Hubelmatt mësohet edhe lënda „Qendra për krijimin e urave të të rinjve nga kantoni“, të cilët duhet ta kalojnë edhe klasën e dhjetë. Shumica e nxënësve të cilët e vijojnë këtë lëndë, kanë një prejardhje migrimi. Të ashtuquajturat „hapësira të heshtjes“, do tu mundësojnë myslimanëve që të luten të qetë, pa u penguar nxënësve të tjerë. Se këto hapësira mund të ndikojnë negativisht në integrimin e nxënësve myslimanë, Wyss nuk beson aspak. Fundi-fundit, këto lokale janë të njëjta me hapësirën e heshtjes në Universitetin e Lucernit, e cila është në dispozicion për të gjithë studentët.
Por, kështu nuk mendojnë të gjithë. Valentina Smajli, bashkëkryetarja e Forumit për një Islam progresiv, ofertën e shkollave fillore të Lucernit e shehë si problematike. Sipas saj, zgjidhja e të dy shkollave është me qëllim të mirë, por nuk është e menduar deri në fund. Dhomat e lutjes nuk janë paraparë në kontratat shkollore dhe mund të vështirësojnë integrimin e suksesshëm të nxënësve, ka përfunduar Smajli.


