Arrestohet një zviceran i dyshuar për vrasjen në Laupen të Zvicrës

Date:

19:17:01        2016-01-15

 

 

Policia kantonale e Bernës, ka arrestuar në fillim të javës një të dyshuar në lidhje me vrasjen në Laupen.

 

 

Siç bën të ditur, gjatë hetimeve që ka ndërmarrë në rastin e vrasjes së dyfishtë në Laupen, policia kantonale e Bernës nga fillimi i javës ka arrestuar një person, i cili që nga e enjtja është në paraburgim. Tani do të hetohet nëse personi i arrestuar ka lidhje me vrasjen në fjalë, që kishte ndodhur nga mesi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa bëhet fjalë për një shtetas zviceran.

 

 

Edhe persona të tjerë do të intervistohen, thuhet në një komunikatë të policisë, transmeton „Shtegu.com“. Hetimet janë duke vazhduar me intensitet të plotë, ndërsa ende nuk kanë përfunduar analizat e gjurmëve të zbuluara. Për shkak të hetimeve të mëtutjeshme, policia nuk ka dhënë asnje informatë tjetër.

 

 

Nga mesi i muajit dhjetor, në një banesë në Laupen ishin zbuluar dy kufoma të një çifti zviceran. Të mërkurën, policia kishte bërë publike një foto me një palë atlete, me të cilat shpresonte në më tepër informata.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...