Hajni shqiptar arrestohet me helikopter Super Puma
20:12:52 2016-10-21
Mbrëmjen e së enjtes, Policia kantonale në Aarau të Zvicrës ka arrestuar një plaçkitës shqiptar, me ndihmën e një helikopteri të armatës zvicerane. Bëhet fjalë për një shqiptar 26-vjeçar.
Gjatë plaçkitjes së një banese, ai ka vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Hajni është fshehur në afërsi të vendngjarjes, ndërsa pasi e heton policia, ai arratiset në errësirë.
Plaçkitja ishte lajmëruar pak pas orës 20.00, kur një patrullë policore e kishte vërejtur autorin i cili ishte zhdukur në errësirë duke vrapuar. Me ndihmën e një qeni nuhatës, policia menjëherë e filloi ndjekjen, ndërsa përkrahje pati edhe nga një helikopter i armatës zvicerane, i llojit „Super Puma“, i cili vepron në kuadër të rojes kufitare në Bazel, shkruan „NZZ“, njofton „Shtegu.com“. Ekipi i fluturakes së pajisur me mjetet më bashkëkohore për veprim gjatë errësirës, e ka informuar saktë policinë në tokë, për lëvizjen e shqiptarit. Kjo e fundit nuk e pati shumë vështirë t`ia vëjë prangat plaçkitësit shqiptar.