Hajdari: Regjimet diktatoriale rrëzohen me protesta në rruge dhe jo me zgjedhje
16:14:02 2016-06-06
Gazeta gjermane intervistë më analistin politik dhe pronarin e „Lajm“ – Fejzi Hajdarin
Në një artikull të së përditshmes gjermane „Sachsische Zeitung“, shqyrtohet dhe analizohen zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, ndërsa poashtu i kushtohet rëndësi edhe pikpamjeve të analistëve vendorë. „Regjimi diktatorial nuk rrëzohet asnjëherë me zgjedhjet (të cilat gjithmonë i manipulojnë), por nga presioni i ushtruar nëpër rrugë nëpërmjet protestave“, ka pohuar për gazetën „Sachsische Zeitung“, analisti dhe pronari i të përditshmes „Lajm“ nga Maqedonia, Fejzi Hajdari, njofton „Shtegu.com“.
Por, pa bashkimin e forcave opozitare shqiptare dhe atyre opozitare maqedonase, i vështirë do jetë rrëzimi i këtij tregjimi diktatprial. Vetëm bashkimi i opozitës shqiptare dhe maqedonase, i shoqëruar me protesta në rrugë, mund të dëbojë këtë rregjim: „Po që se opozita nuk bashkohet, Gruevski do të mund të sundojë i qetë edhe oër një mijë vite“. Këtë mund ta bëjë edhe përmes blerjes së votës, listave të manipuluara zgjedhore apo aparatit të dendur shtetëror: Gruevski posedon mjete financiare dhe fuqiinstitucionale, për ta fituar çdo betejë kundër një opozite të dobët. Këtë parashikim të zymtë e shpreh analisti politik për gazetën gjermane Fejzi Hajdari: „Gruevski nuk frigohet nga zgjedhjet, por Prokuroria speciale shtetërore“, përfundon Fejzi Hajdari.