ZHURNAL: Përmbaruesve nuk u intereson varfëria e qytetarëve, i „këpusin“ qytetarët

46 Lexime

14:15:43           2016-06-06

 

 

 

Kur qytetarët u kanë borxhe bankave apo edhe subjekteve të ndryshme juridike dhe fizike ata nuk do të mund ti shmangen aq lehtë obligimit për shlyerjen e tyre sepse për këtë qëllim ekziston shërbimi i përmbaruesve si shërbim privat që licencohet nga Ministra e Drejtësisë. Nëse këta angazhohen të njëjtit detyrimisht do tu vijnë te dera qytetarëve dhe domosdoshmërisht do të ndërmarrin veprime për zbatimin e vendimeve për përmbarim.

Kështu shprehet për Zhurnal, profesori universitar Bekim Kadriu. Sipas tij përmbaruesit janë aktivizuar sepse më parë egzistonin probleme me zbatimin e vendimeve gjyqësore për shkak se qytetarët gjenin mënyra për të i‘u shmangur zbatimit të vendimeve.

“Përpara se të egzistonin përmbaruesit privat më parë kishte problem me përmbarimin e vendimeve të gjykatave për shkak se gjendeshte një mënyrë se si qytetarët tu shmangen pagesave të dënimeve si dhe kompensimit të dëmit palës së dëmtuar dhe tani i gjithë koncepti i përmbarimit u ndryshua në formën që u bë. Pra u parapanë përmbaruesit privat të cilët punojnë në interesin e tyre gjë që do ti motivonte ata natyrisht që ta realizojnë përmbarimin”, shprehet Kadriu.

Profesori Kadriu nuk mendon se përmbaruesit gjatë kryerjes së punëve të tyre e shkelin ligjin por as që të njëjtit mbajnë llogari për aspektet njerëzore apo për faktin se qytetarët kanë apo nuk kanë mundësi ti paguajnë borxhet apo obligimet e tyre.

“Unë nuk mendoj se përmbaruesit veprojnë jashta ligjit, mund të ketë aspekte të caktuara që nuk është problem i përmbaruesit por është problemi i ligjit. Psh ka situata kur përmbaruesi ka pasur të drejtë ta egzekutojë apo përmbaroj vendimin pa qenë vendimi i plotëfuqishëm por ajo nuk ka qenë çështje e përmbaruesit por çështje e rregullativës ligjore që është ndryshuar”, ka deklaruar Kadriu duke shtuar se problemi qëndron më shumë te pjesët e caktuara të legjislacionit sesa te veprimet e përmbaruesit.

“Ligji për përmbarim vetëmse parasheh situata kur përmbarimi nuk mund të realizohet ndaj nji personi në rastet kur ai nuk ka mjete të mjaftueshme për egzistencë dhe nuk mund ta paguaj borxhin që e ka për përmbarim. Por nuk mendoj se përmbaruesit i kanë parasyshë aspektet njerëzore sepse ata funkcionojnë më tepër për interesin privat sepse ata edhe vet arkëtojnë për çdo vendim të përmbatuar. Prandaj përmbaruesit deri sa e kenë bazën ligjore nuk mendoj se janë shumë të interesuar për aspektet njerëzore se sa njerëzit kanë apo nuk kanë”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori universitar, Bekim Kadriu.

Halil Ibrahimi (45 vjeçar), nga Shkupi rrëfen për Zhurnal për problemet e shumta të cilët i ka me përmbaruesin. Ai mes tjerash ankohet se përmbaruesi gati ia merrë gjysmën e rrogës nga xhirollogaria bankare.

“Unë kam problem të madh me përmbaruesin, për një borxh që e kam pasur para disa vitesh për rrymën elektrike. Tash ato fatura janë dërguar tek përmbaruesi, dhe përmbaruesi më merrë gati gjysmën e rrogës direk nga banka. Unë kam katër fëmij dhe është tepër rënd të mbijetosh me një gjysëm rroge. Jam ankuar shumë herë tek përmbaruesi, por ai ma ka treguar gishtin nga dera që të dal”, ka deklaruar për Zhurnal, Halil Ibrahimi. (ZHURNAL.MK)