HA-HA-HA: BDI u garanton “ndihmë për dëmet”! Lajm sarkastik për kumanovarët

Date:

Kumanovarët e “Lagjes së Trimave”, që kanë pësuar dëme gjatë luftimeve dyditore mes policisë dhe grupit të armatosur, si duket do të përjetojnë fatin e njëjtë sikur shqiptarët e Gjorçe Petrovit. Kjo për shkak se BDI ka garantuar ndihmë për dëmet e përjetuara  materiale. Duek pasë parasysh se çdo herë kur BDI ka garantuar, shqiptarët kanë pësuar (si në rastin e Gjorçe Petrovit për shembull), atëherë mund të thuhet me siguri gati të qind për qindtë, se edhe shqiptarët e Kumanovës nuk do të kalojnë më mirë. Edhe më tepër shtohen dyshimet për shkak të fjalorit që është përdorur, ku BDI nuk zotohet se do të kompensohen dëmet, por vetëm se “do të ndihmohet për dëmet”.

“BDI garanton që institucionet e shtetit do të ndihmojnë banorët e Lagjes së Trimave për dëmet materiale”, thuhet në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes së kryesisë qendrore të kësaj partie, të mbajtur sot. Në këtë mënyrë BDI po e vazhdon politikën e cila i ka sjellë më së shumti rezultate, sepse sa më tepër ka dëmtuar shqiptarët, aq më shumë vota kanë marrë prej tyre.

Edhe pjesa tjetër e komunikatës së kësaj partie është qesharake dhe tallëse në këto momente kritike për shqiptarët, andaj as që vlen të publikohet. Aq më tepër kur aty nuk sqarohet nëse kryetari i kësaj partie ka ikur nga Maqedonia dhe nëse është kthyer. (Lajm)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...