Grupet e punës në siklet të madh (Video)

Date:

Prokurori i ri special vazhdon të mbetet patate e nxehtë në duart e anëtarëve të grupeve të punës për realizmin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Pas një nate të lodhshme, sot në orën 11:00 grupet kanë filluar përsëri punën, por si duket kanë nevojë për relaks. Këtë e dëshmojnë edhe filmimet e realizuara nga Tv Era.

Veranda e Klubit të Deputetëve ishte përsëri zyra kryesore e negociatave. Më të lëvizshëm dukeshin Musa Xhaferi, Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski, të cilët edhe cingërima e telefonit s’i linte rehat. Dikush kishte nevojë të qëndrojë edhe vetëm!

Nga pamjet e siguruara mungonin vetëm përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së.

Ndërsa, negociatat vazhdonin nën freskinë e shatërvanit, gjelbrimit dhe hijes së pemëve që janë në oborrin e Klubit të Deputetëve, ia arriti edhe ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i cili, s’kishte se çfarë të bënte, vetëm se të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, “treni i fundit” për zgjedhjen e Prokurorit Publik Special është sot. Në qoftë se përfaqësuesit e katër partive më të mëdha në vend e lëshojnë edhe këtë “tren”, atëherë rrezikojnë që shteti të mos ketë mundësi “as në këmbë” t’i afrohet derës së Bashkimit Evropian. /SHENJA/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...