Mos luani me zjarr: Ja sa kushtojnë ankesat nëpër gjykatat zvicerane

Date:

Gjithçka filloi me një aksident të parëndësishëm me disa dëme të vogla. Aksidenti ishte shkaktuar më 13 janar të vitit 2012, shkruan gazeta zvicerane „St. Galler Tagblatt“. Në atë kohë, vozitësi kishte rrëshqitur në dëborë në rrugën „Gaiserstrasse“ në Gais. Pasi një transportues i qumështit i kishte dalë përpara, vozitësi nuk kishte arritur të frenojë veturën për shkak të mbulesës së dëborës, duke e goditur pjesën e prapme të transportuesit të qumështit.

 

Sipas vozitësit, ai kishte qenë me një shpejtësi prej 55 kilometrave jashtë vendbanimit, në momentin që e vërejti transportuesin me vonesë. Gjykata kantonale e Appenzell Innerrhoden e kishte dënuar vozitësin me një dënim prej 300 frangash zvicerane.

 

Vozitësi nuk e kishte akceptuar dënimin e gjykatës, prandaj ai vendosi që lëndën ta dërgojë mëtutje deri në Gjykatën federale zvicerane. Ai e kishte akuzuar transportuesin e qumështit se nuk iu kishte përshtatur rregullave të komunikacionit.

 

Por, Gjykata federale zvicerane e kishte refuzuar ankesën e vozitësit duke argumentuar dhe pranuar vendimin e gjykatës kantonale se vozitësi nuk e kishte përshtatur shpejtësinë sipas kushteve të motit. Gjatë vozitjes korrekte nuk do të ketë qenë e mundur që të mos frenohet.

 

Vozitësi gjithashtu ishte ankuar se gjoba prej 300 frangave dhe 10.131 frangave nga gjykata kantonale për shpenzimet administrative nuk ishte në përputhje me rregullat ligjore. Por, sipas Gjykatës federale zvicerane, ai tashmë duhet të paguajë shumën prej 12.000 frangave, si rezultat i një dënimi prej vetëm 300 frangash.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...