Paga mesatare vazhdon të rritet, masat e marra nga ana e Qeverisë po japin rezultate, ka shkruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut në profilin e tij në facebook, pas statistikave të fundit mbi rritjen mesatare të pagave për muajin qershor.
“Përveç rritjes së pagave, paratë i drejtojmë tek qytetarët përmes subvencioneve, kthimit të taksave, uljes së taksave për ngrohjen qendrore dhe mbështetjes financiare për të filluar biznese të reja. Qytetarët shfrytëzojnë më shumë burime falas për një jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev, përcjell SHENJA.

