Gjyla Çeliku thumbon Teuta Arifin, a nuk erdhi koha të ikësh?
10 pyetje Teuta Arifit
1. Teuta Arifi si ndjehesh ti tash kur femrat që të kanë shikuar si shpëtimtare, shpresë dhe femër, ti i ke quajtur “trëndafila” për t’u marrë erë burrat me pushtet?
2. Si ndjehesh ti kur si femër ke anashkaluar femrën shqiptare intelektuale dhe ke favorizuar motrat e tua, njërën drejtoreshë shkolle, tjetrën prorektore dhe këshilltare të presidentit dhe vetë kryetare komune por gjithashtu me përvojë në çdo post të mundshëm gjatë përvojës tënde në politikë, a vetëm ju qenkeni femra postesh në Maqedoni?
3. Teuta Arifi të drejtohem si femër, pse çdoherë e ke penguar avansimin e femrës në partinë tënde, këtë pyetje ta drejtoj nga ankesat e femrave në partinë tënde?
4. A ndjehesh më e fuqishme kur e pengon tjetrën?
5. Pse nuk i realizove premtimet e thëna, m’kujtohet që në një prononcim tëndin u betove që do t’i realizosh “si zonjë”, kështu e promovon ti zonjën shqiptare?
6. Teuta Arifi t’kujtohet kur t’kam kritikuar për herë të parë për fushatën tënde me “bratot Lube”, pse e ftove “vëllaun Lube” aty? Asnjëherë s’e kuptuam rëndësinë e prezencës së tij aty?!
7. A e rregullove çështjen e ujit të pijshëm në Tetovë apo ende i njejti problem në këto ditë të nxehta?
8. Deponitë a u rregulluan?
9. Çka bëre të mirë për Tetovën Shqiptare?
10. A nuk është koha që t’i thuash “tung” politikës sepse u bëre e tepërt me fjalë shumë dhe vepra pak?!