YB duhet ta rezervojë numrin 9 përjetësisht për Florijanën

Date:

17:04:38             2019-07-05

 

 

Të shtunën, futbollistja shqiptare Florijana Ismaili ndërroi jetë. Një shoqërues i saj tregon për një futbollsite me zëmër të madhe që luftoi për sportin e saj dhe të gjitha vajzat me të njëjtën ëndërr.

Futbollistja shqiptare Florijana Ismaili (24) vdiq javën e kaluar në një fatkeqësi në Liqenin e Comos. André Moita Saraiva, kryeredaktor i Abseits.ch dhe ekspert i futbollit të femrtave, e ka shoqëruar atë në mënyrë permanente si pjesë e punës së tij gazetareske. Në një nekrologji, ai përkujton futbollisten e jashtëzakonshme shqiptare.

Për „20 Minuten“, ai flet për rëndësinë e lojtares 24-vjeçare të YB-së, për futbollin e femrave, informon Shtegu.com.

Z. Moita Saraiva, çfarë mendoni në momentin e parë kur e përkujtoni Florijana Ismailin?

Florijana ishte një person me zemër të mirë. Ajo ishte një grua e re me humor, e bindur dhe gjithmonë e gëzuar. Personaliteti i saj shkoi krah për krah me rolin e saj në fushën e futbollit. Qëndrimi pozitiv i Florjanës, i ngjyrosi edhe lojtaret e tjera. Gjithashtu pranë fushës së gjelbër ajo u vlerësua shumë. Ajo ishte e interesuar për qeniet e saj njerëzore, ishte e hapur dhe prandaj njihte shumë njerëz. Ajo përshëndetej me të gjithë.

Si do ta përshkruanit Florijanën si futbolliste?

Ajo ka mundur t`i motivojë të gjitha bashklojtaret e saj me qëndrimin e saj pozitiv dhe me qëndrimin e saj të drejtojë një ekip të tërë. Si udhëheqës e ekipit, ajo lulëzoi në YB dhe ishte në gjendje ta tregojë plotësisht talentin dhe aftësinë e saj të luajtur. Në ekipin kombëtar, ajo kishte një rol mjaft të vogël, atë që asaj më pak i përgjigjej.

Çfarë rëndësie kishte Florijana Ismaili për futbollin zviceran të femrave?

Florijana ishte e jashtëzakonshme në dy aspekte. Nga njëra anë, edhe pse 24-vjeçare, ajo lujati me Kombëtaren zvicerane 33 ndeshje dhe konsiderohej si një shpresë e madhe. Cilësia e saj e futbollit u pasqyrua në statistika dhe u reflektua edhe në ndeshjet individuale. Kështu që ajo mundi të shënojë katër gola në një lojë të vetme të kupës për YB. Nga ana tjetër, ajo ishte gjithashtu tepër e rëndësishme për futbollin e femrave jashtë fushës. Futbolli i femrave ka humbur një ambasador të mrekullueshëm. Florijana ishte një yll i kombëtares dhe e prekshme.

Si mendoni saktësisht?

Florijana ishte gjithmonë e gatshme të merrte pjesë në ngjarje apo promovime të sponsorëve të ndryshëm, megjithëse nuk e meritonte privatisht. Ajo gjithashtu shpenzoi shumë kohë për tifozët. Ajo ishte një pioniere, e përgatitur plotësisht për të mbështetur futbollin e femrave. Florijana e kuptoi se ajo duhej të shihej si një lojtare për të bërë diçka për futbollin e femrave këtu. Edhe pse asaj personalisht nuk i pëlqente të jetë në qendër të vëmendjes, ajo ka marrë përsipër marrëdhëniet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve për futbollistet e ardhshme.

A mund të quhet një kampione?

idhulli i saj, futbollistja shqiptare Fatmire Alushi e ka postuar një mesazh në Instagram si një kujtim që Florijana ia kishte dërguar. Në të, Florijana shkruante se donte të ishte një model i mirë për vajzat ashtu siç ka qenë Fatmirja për të. Ajo donte t’u tregonte vajzave të reja se ishte e mundur të jetonin ëndrrën e tyre të futbollit. Mendoj se kjo është ajo që e bëri. Ajo ishte një model i mirë për futbollistet e reja – dhe gjithashtu për futbollistet e reja të gjeneratës së dytë. Florijana jetonte për atë për të cilën luftoi.

Për Florijana Ismaili, futbolli ishte pra shumë më tepër sesa thjesht një karrierë ?

Po, ajo e donte sportin, ai ishte gjithmonë në qendër të saj. Kur për një kohë të gjatë gjithkund u shkrua se si shqiptare e parë do të angazhohej për Zvicrën, Florijana para një interviste më tha: „Le të flasim për futboll.“ Kjo nuk duhet keqkuptuar: Ajo ishte krenare për vendin e saj. Por, Florijana nuk donte që tema të tilla të jenë në plan të parë. Ajo vetëm donte të ishte një futbolliste. Dhe ajo donte të përmirësonte themelet e sportit të saj të dashur në Zvicër.

Çfarë dëshironte Florijana Ismaili për futbollin e femrave zvicerane?

Ajo donte që gratë këtu të mund të jetonin nga futbolli. Florijana ka marrë oferta nga jashtë, sepse ajo ishte një futbolliste e madhe. Ajo ishte njëra nga lojtaret e pakta të kampionatit zviceran që ishin rregullisht në skuadrën e kombëtares. Dhe megjithatë, ajo kishte vendosur kundër një ndryshimi për momentin. Ëndrra e saj ishte që këtu të mund të jetohej nga futbolli – më me dëshirë tek ekipi i saj YB. Është për të ardhur keq që asaj nuk iu mundësua ta bëjë këtë.

Si duhet ta përkujtojmë?

Ky vendim natyrisht është i familjes së saj. Edhe YB si klubi i saj, aktualisht ka shumë të ngjarë të merret me këtë pyetje. Një shenjë e mirë do të ishte nëse ekipi YB i femrave nëse e vënë në qetësi numrin 9 të cilin Florijana e mbante në fanelën e saj, kështu që ky numër të jetë i rezervuar përjetësisht për Florijanën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...