Ja kush është trajneri i Nuri Seferit

62 Lexime

16:12:30                2017-04-02

 

 

 

 

Tash e 20 vite, me lokalet e tyre vëllezërit Nilaj janë duke udhëhequr me sukses gastronominë e kryeqytetit helvet, Bernës. Një vizitë e gazetarëve të „Berner Bär“ në „Zeughausgasse“ dëshmon përse.

 

 

 

 

Historia e familjes shqiptare Nilaj nga Mali Zi, pothuajse është sikurse nga filmat. Rreth viteve `70 të shekullit të kaluar, Stevë dhe Nilë Nilaj, në atë kohë shtatë,- dhe katërvjeçar, me prindërit e tyre kishin ardhur nga Mali Zi në Zvicër, me hiq më tepër se dy valixhe. Që të dy prindërit kishin punuar në gastronomi, që Stevon e kishte nxitur të përfundojë shkollimin e lartë hotelierik në Lozanë. Vëllai i tij, Nila kishte marrë një drejtim krejtësisht tjetër: „Punoja në fushën e udhëtimeve, si instruktor i fitnesit, sigurimth dhe vozitës taksish, duke m`u krijuar mundësia që të njoftoj jashtëzakonisht tepër njerëz. Kjo gjë më vonë na ndihmoi pa masë në bizneset tona“. Para 20 vitesh, Steva në atë kohë i kishte mbushur pesë vite si udhëheqës i restorantit të renomuar „Molino“ në Waisenhausplatz 28, i cili më pas u lirua dhe ai vendosi t`i rrezikojë të gjitha. „E mora guximin dhe rrezikova çdo gjë. Por, përbrenda meje ishte shkaktuar një frikë e madhe sa që mendoja se do të vdes, kisha një makth të papërshkruar një natë para se të hapej lokali. Duke iu falënderuar parave të kursyera dhe një kredie ta madhe nga një dorë private, arrita të startoj si i pavarur në restorantin piceri `Il Grissino`, ndërsa në të njëjtën kohë, m`u bashkua edhe vëllai Nilo në gastronomi. Fillimi ishte sa i suksesshëm, po aq edhe i rëndë, ndërsa pesë vitet e para nuk kemi qenë asnjë ditë në pushim“, pohon Steva për „Berner Bär“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Tre vite më vonë, u lirua edhe restoranti ballëpërballë, duke na u dhënë mundësia për një ekspansion dhe hapje të „Ristorante Luce“, i cili është i specializuar për kuzhinën italiane „Emilia Romagna“. Në ndërkohë, vëllezërit Nilaj me sukses të madh janë duke i udhëhequr edhe „Roadhouse“, restorantin „Azzurro“ tek spitali Insel dhe lokalin „Café im Medienhaus“ në Zeughausgasse. Dy vëllezërit e palodhur, nuk do të rrinë të qetë edhe gjatë Kampionatit Europian në futboll që do të mbahet në Francë (10. 6. deri 10. 7.), duke u përkujdesur që të organizojnë një përcjellje publike (Public Viewing) të të gjitha ndeshjeve futbollistike, mu në zemër të Bernës, dy-treqind metra larg Konfederatës zvicerane. „Pas gjithë këtyre viteve, për ne është me rëndësi që të jemi mikpritës të mirë dhe kjo do të vlejë edhe në të ardhmen.

 

 

Restorant piceria „Il Grissino“ në Waisenhausplatz 28 përbëhet nga një piceri elegante në katin përdhes dhe një salle të mirëmbajtur në bodrum, për raste speciale dhe mysafirë specialë. Në restorantin ballëpërballë „Luce“ gjenden specialitete italiane nga zona e Italisë Veriore Emilia Romagna. Që të dy lokalet janë 365 ditë gjatë vitit të hapur (në „Luce“ me ushqim të nxehtë), ndërsa vëllezërit Stevë dhe Nilë Nilaj kanë punësuar gjithsej 75 të punësuar, të cilët vijnë nga 14 nacionalitete të ndryshme.

 

 

 

Lidhur me familjen Nilaj, është prononcuar edhe boksieri i famshëm shqiptar, kampioni Nuri Seferi i cili enkas për „Shtegu.com“ ka deklaruar: „Po, me vëllezërit Nilaj njihem nga viti 1995, ndërsa me Nilon na ka lidhur sporti edhe me shumë, dhe jemi shum miq të afërt. Për familjen Nilaj mund të them vetëm fjalë të mira sepse janë familje shumë e respektuar në Zvicër dhe janë një kartëvizitë e mirë për kombin tonë në diasporë“.

 

 

10846128_807098509347042_3573120406941822545_n