Ish refugjati kosovar ndërton shtëpi për refugjatë në Gjermani

55 Lexime

13:36:59           2016-02-28

 

 

 

Gjatë vitit 1995, kur konflikti kishte filluar të ashpërsohej midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, punëtori kosovar në atë kohë 19-vjeçar, ishte arratisur nga vendlindja. Aktualisht, shqiptari nga Kosova personalisht është një punëdhënës i suksesshëm.

 

 

Java fillon shumë e pakëndshme, shi i shoqëruar me erë, i cili punën në kantier e bën edhe më të rëndë. Por, përkundër kësaj, Osman Sejdijaj buzëqeshet. Ai është miqësor dhe autentik. Me komanduesin e vinçit të tij, sipërmarrësi kosovar është duke e zhvendosur një pako me gurë në vendin në të cilin do të punojë.

 

 

Më pas, Osmani e heqë helmetën nga koka dhe duket shumë më i ri. Ai është vetëm 42-vjeçar dhe është sipërmarrës. Para njëzet viteve, ai ishte refugjat, ndërsa sot është duke ndërtuar ndërtesa për refugjatë. Ishte vetëm 19-vjeçar kur ai kishte ardhur në Gjermani, në vitin 1995. Babai i tij ishte frikësuar se ndoshta do të përshihej në kthetrat e luftës në vendlinejn e tij, në Kosovë. „Erdha vetëm“, pohon Sejdijaj për „Rp-Online“, njofton „Shtegu.com“. „Familja e tij u kishte paguar disa mijëra marka trafikantëve.

 

 

Përmes Düsseldorfit dhe Duisburgut, kishte arritur në Komunën Bracht. Disa muaj ai kishte bashkëjetuar me refugjatë të tjerë nga vende të tjera të ish Jugisllavisë dhe të Afrikës, në një kontejner. „Pas pesë muajve e gjeta një punë. Ishte shumë rëndë, pasi leja e punës vlente vetëm për tre muaj dhe duhej të prolongohej“. Por, Osmani nuk u dorëzua për asnjë moment, ndërsa në vetvete parashtronte pyetjen: „Vallë, ku kam ardhur kështu?“. Ai gjeti një punë në ndërtimtari dhe fitonte aq të holla sa për herë të parë në jetën e tij, mund të huazonte një banesë të vogël dhe të kujdesej për vetveten.

 

 

„E kisha gjithnjë një qëllim dhe asnjëherë nuk u dorëzova“, vazhdon më tej. Gjermanishten e fletë rrjedhshëm, edhe pse asnjëherë nuk ka vijuar ndonjë orë mësimore. Gjuhën e shkruar e ka dobësi dhe e pranon pa ndonjë hezitim, përndryshe nuk ka probleme në komunikim.

 

 

Për dhjetë vite të tëra ai kishte punuar në disa punëdhënës të ndryshëm. Një punëdhënës i kishte ofruar partneritet, pasi ishte dashur të pensionohej, por Osmani e kishte refuzuar. „Isha duke ndërtuar shtëpinë time në Lobberich. Më dukej shumë rrezik“. Punëdhënësi e kishte mbyllur më pas sipërmarrjen, ndërsa Osmani mbeti i papunë. Për fat të mirë, atij iu nostrifikua diploma e Kosovës, duke i falënderuar edhe punës së tij praktike në Gjermani.

 

 

Kështu pra, para dhjetë vitesh ai hyri në punë të pavarur dhe që atëherë, me sukses. „Unë nuk jam ndonjë sipërmarrje e madhe, por jo edhe aq e vogël“, deklaron ai dhe buzëqesh. I ka katër të punësuar. „Përmes punës i arrin të gjitha“, thotë në vazhdim. Ai gjithnjë fletë fjalë të tilla. Njeriu duhet pasur një qëllim, duhet të jetë i përgatitur për punë, duhet t`i përshtatet ambientit. Ndërtesa për tetë familje në Kaldenkirchen, është e treta me radhë që është duke e ndërtuar për refugjatë. Ndërtimet e reja në Lobberich i ka ndërtuar gjithashtu Osmani. „Ata e kanë mirë këtu. Kur pata ardhur në Gjermani, banoja në kontejner“. Shqiptari nga Kosova është skeptik se Gjermania do të mund ta përballojë një numër kaq të madh.

 

 

Osman Sejdijaj ka krijuar një ekzistencë të veten. Ai është duke ndërtuar për punëdhënësin e tij dhe pas punës, ai vazhdon privatisht. Hap pas hapi, ai është duke e stabilizuar sipërmarrjen e tij. Veçanërisht krenar, ai është për familjen e tij: Sidomos kur tre fëmijët i sjellin nota të mira nga shkolla. Gjithashtu ishte gëzuar edhe për faktin se kishte arritur t`i marrë me vete edhe prindërit. Babai i tij, i cili kishte vdekur para dy muajve, kishte arritur ta shpëtojë nga kaosi i luftës së pamëshirshme të Kosovës.

 

 

Osman Sejdijaj dalëngadalë është duke u larguar nga vendlindja e tij. „Këtu ndjehem si në shtëpinë time. Pushimet tona nuk do t`i kalojmë më në Kosovë. Me gjithë dëshirë do të shkoja në Turqi apo Spanjë, për të parë diçka më ndryshe“, përfundon Osmani me buzëqeshjen e tij të zakonshme.