Lot gëzimi në familjen Emurllahu nga Kumanova (VIDEO)

50 Lexime

22:26:20                2016-02-28

 

 

 

Bamirësia trokiti edhe në dyert e familjes Emurllahu nga Kumanova. Persona fizik, shoqata humanitare dhe kompani ndërtimore, janë bashkuar për t’i ndërtuar kësaj familje një shtëpi. Iniciativa erdhi pas denoncimit në Televizionin SHENJA.

Ai na quan heronj neve si televizion që denoncuam rastin e tij, por në fakt, heronjtë e vërtetë janë ata të cilët me zemërgjerësinë e tyre, bën të mundur që lotët e mjerimit të kësaj familje, të shndërrohen në lot gëzimi. Kryefamiljari Ekrem Emurllahu, thotë se ka rilindur dhe se ëndrra e tij po bëhet realitet: Një kulm mbi kokë për dy fëmijët e tij që i ka rritur me mjaftë sakrifica.

“Të gjithë që kanë kontribuar deri tash, dhe që janë duke kontribuar, Allahu i shpërbleftë, me familje, me fëmijë. Allahu ua bekoftë familjet”, thotë mes tjerash kryefamiljari Ekrem Emurllahi.

Udhëheqësi i punimeve dhe iniciatori i kësaj vepre, Fejzulla Latifi, thotë se iniciativa është marrë bashkërisht dhe se shtëpinë do ta ndërtojnë deri në fund. Latifi apelon të gjithë që të kyçen në iniciativë.

“Jemi 5 vetë nga grupi të cilët menduam ashtu, dhe do të vepromë. Pra, shtëpinë do ta ndërtojmë deri në fund. Pavarësisht donacioneve do të vijnë apo nuk do të vijnë. Jemi falënderues për të gjithë ata që ndihmuan, po ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në të ardhmen”, tha udhëheqësi i punimeve, Fejzulla Latifi.

Të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë familjes Emurllahu nga Kumanova, mund të kontaktojnë personin përgjegjës Fejzulla Latifi, në numrin e telefonit 071 234 137, ose në xhirollogarinë e kryefamiljarit Ekrem, të dhënat e të cilit i keni në ekran.

Familja Emurllahu nga Kumanova, për 25 vite jeton në dy dhoma, nën kushte të mjerueshme dhe pa të ardhura. Tre anëtarët e familjes, kryefamiljari Ekremi nuk është në gjendje të punojë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa dy fëmijët e tij, as nuk janë shkolluar, për shkak të mungesës së kushteve për të ndjekur procesin edukativo-arsimor. Ndihma e vetme që e marrin kjo familje është ajo sociale prej 3.000 denarësh.

 

Adrian Kerimi /SHENJA/