Gjuhëtarët jo vetëm që shpërndajnë njohuri falas, por edhe u dalin në ndihmë të varfërve

Date:

06.03.2020

Para pak ditësh, në profilin e grupit «Gjuha standarde shqipe» është bërë publike ndihma e grumbulluar e disa anëtarëve të grupit, që i janë dhënë një familjeje në nevojë nga Shqipëria. Konkretisht, anëtarët e grupit Arbëror Bashota, Hysen Mani, J.A., Isuf Ismaili dhe Ilmi Mancaj janë përkujdesur që ta befasojnë me ndihma familjen Kasa në Tiranë. Lekët e grumbulluar, familjes iu dorëzuan nga dy administratorët e grupit: Prof. Flamur Shabani dhe znj. Majlinda Veseli Shehu. Familja në fjalë kishte një shtëpi të vjetër shumëvjeçare, të shkatërruar plotësisht nga tërmeti i 26 nëntorit i vititi të kaluar. Kryefamiljari ka disa vite që ka ndërruar jetë, ndërsa nëna Sinije (me shumë probleme shëndetësore) jeton me të birin, Bledarin 35-vjeçar, të paaftë për të punuar (as nuk dëgjon e as nuk flet). Familja (tashmë e mbetur edhe pa shtëpi) jeton veç me dy pensione: Nëna si pensioniste dhe djali si invalid. Një gjest vërtetë human dhe për t`u përshëndetur, pasi gjuhëtarët po bëjnë një punë grandioze në shpërndarjen e njohurive, pasurimin e gjuhës dhe së fundmi, edhe në grumbullimin e ndihmave për familjet në nevojë, gjë të cilën e dëshmuan edhe gjatë grumbullimit të ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...