Gjermania shpëton dy këlyshë të torturuar të arushës nga Shqipëria

Date:

16:31:50             2016-08-11

 

 

 

 

Fund i mirë për dy këlyshë të arushës nga Shqipëria. Për të shtuar interesin e turistëve, ata u keqtrajtuan në masë të madhe. Tashmë, këlyshët janë sjellë në kopshtin e arinjve në Bad Rippoldsau-Schapbach të Gjermanisë, ku do ta kenë vendbanimin e tyre të përhershëm.

 

 

 

Gjatë kohës që turistët në bregdetin shqiptar po i shijojnë pushimet e tyre, këlyshët e arushës tërhiqen zvarrë me zinxhirë nëpër plazh, të ekspozuar në temperaturat e larta, raporton „Fondacioni i arinjve“ nga Nordschwarzwald.

 

 
Për ushtruesit e këtij fenomeni është një biznes i majmë, duke i detyruar turistët që të dhurojnë mjete financiare, nga pamjet e trishtueshme të këlyshëve të përvuajtur.

 

 

 

Por, këto të holla nuk u dedikohen arushave, porse pronarëve. Së paku për dy këlyshë nga Shqipëria, tortura ka përfunduar duke i falënderuar „Fondacionit të arinjve“, shkruan „swr.de“, njofton „Shtegu.com“. Vendbanimi i tyre i ri tashmë gjendet në kopshtin e fondacionit në Schwarzwald. Sipas anëtarëve të këtij fondacioni, arinjtë e vegjël nuk janë në gjendje të lihen në natyrë të hapur.

 

 
Shpëtimi i këtyre arinjve është vetëm një përjashtim, thuhet në një kumtesë të fondacionit. Operacioni duhet vazhduar në vendngjarje. Me këtë rast, fondacioni do të përpiqet t`i sqarojë gjerat me organizatat në Shqipëri, për të sensibilizuar politikaën e atjeshme lidhur me këtë temë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...