Gjermania kërkon një punëtor special me pagë rreth njëqind mijë euro në vit

Date:

Screenshot Bild

Të kosnumosh legalisht kanabis dhe për këtë të paguhesh: Këtë vend pune e ofron shpërndarësi i kanabisit me bazë në Këln të Gjermanisë, Cannamedical. Kompania kërkon një “degustator kanabisi” në një shpallje zyrtare pune.

Ndër të tjera, Cannamedical shet kanabis mjekësor në farmacitë gjermane, shkruan „Bild“, transmeton portali Shtegu. Tani kompania është në kërkim të një eksperti të barërave të këqija për sigurimin e cilësisë. Detyrat: nuhatje, ndjenjë dhe konsumim!

Kanabisi mjekësor p.sh. përdoret për të trajtuar dhimbjet kronike. Shefi i kompanisë David Henn: “Ne po kërkojmë dikë që monitoron vazhdimisht standardet e kultivuesve tanë në vendet burimore të Australisë, Kanadasë, Portugalisë, Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës. Këtu në Gjermani, ai duhet të kontrollojë gjithashtu cilësinë e materialit të dorëzuar”.

Henn: “Kusht paraprak është që ai vetë të jetë një pacient aktiv me kanabis. Kjo është mënyra e vetme që ai mund të konsumojë legalisht kanabis në Gjermani”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...