Një lajm dekurajues për kosovarin që do të mungojë në Kampionatin Europian U-19

Date:

23:04:14              2016-07-03

 

 

 

 

 

Kombëtarja gjermane e grupmoshës U19, nuk do të mund të llogaritë në kosovarin Arianit Feratin, për Kampionatin Europian U-19 që do të mbahet në Gjermani, prej 11-24 korrik të këtij viti. Talenti tetëmbëdhjetëvjeçar, i cili ka nënshkruar një kontratë me ekipi e HSV-së deri në vitin 2020, por që për sezonin e ardhshëm është huazuar tek ekipi i Bundesligës së dytë gjermane, Fortuna Düsseldorf, e ka lëshuar të dielën fushën e gjelbër i lënduar, gjatë ushtrimeve në Qendrën e trajnimeve të Federatës futbollistike gjermane (DFB), shkruan „Abendblatt“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

„Është një dëm i madh për ne, por edhe për Arin, i cili vjen nga Shtutgarti dhe nuk do të jetë i pranishëm në KE“, ka deklaruar trajneri gjerman i U-19, Guido Streichsbier: „Shpresoj se shumë shpejtë do të shërohet dhe do të inkurajohet edhe më tej drejt sukseseve të mëtutjeshme“. Një nominim i mëvonshëm është i pamundshëm, sepse pas ushtrimeve të realizuara, trajneri Streichsbier do ta reduktojë ekipin, nga 23 në 18 futbollistë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...