Gjermania falënderon dhe lavdëron publikisht Gjykatën e Prishtinës

94 Lexime

14:16:36              2019-07-18

 

Një i ri nga Kosova, sulmon një filial të Bankës së kursimeve në Rosenheim të Gjermanisë, arratiset në Kosovë – duke menduar se do t`i shpëtojë situatës. Ashtu kishte menduar, por nuk i doli siç paramendoi.

Kosovari 31-vjeçar duhet t`i kalojë pesë vite prapa grilave – kështu ka vendosur Gjykata themelore e Prishtinës. Këtë vendim, autoritetet policoe dhe prokurorët në Rosenheim e kanë pranuar me kënaqësi të madhe.

Hetuesiit gjermanë tashmë ishin dorëzuar dhe i kishin humbur shpresat se grabitësi i bankës do të ndëshkohet. Grabitja spektakolare në Rosenheim kishte ndodhur tashmë mbi tetë vite më herët. Skena e krimit ndodhi në pranverën e vitit 2011, në filialin e Bankës së kursimeve Happing-Rosenheim në rrethin Kaltmühl. „Plaçkitësi erdhi me një qese plastike“, kishin shkruar atëbotë gazetat vendore, përcjell Shtegu.com.

I riu i cili atë mëngjes u ndal papritmas të enjten në Kaltmühl në sportel, jo vetëm që kishte një qese të verdhë plastike me shkronja të kuqe, por edhe një armë. Ai ua kishte drejtuar armën nëpunësve të tronditur të bankës në rrugë „Happinger Strasse“ para hundëve dhe i kërcënoi se po kërkonte të holla.

I maskuar me kapelë dhe shall, kosovari i mori ato që kërkoi. Në qesen e tij ai mori rreth 35,000 euro. Pastaj u arratis dhe u zhduk në mes të blloqeve të shtëpive në Kaltmühl. Policia menjëherë filloi një kërkim të madh. 40 patrulla policore filluan kërkimin pas kosovarit, helikopterët po fluturonin mbi Rosenheimin jugor. Megjithatë, grabitësi kosovar me kapuç u arratis.

Vallë, a kishte ai një bashkëpunëtor që po priste me veturë? Duket se ka shumë të ngjarë. Tre orë më vonë, një dëshmitar në stacionin e trenave kishte parë një person të cilit i kishin humbur disa qindra euro. Kur i dhanë vërejtje, personi i panjohur u arratis. Ai u përshkrua si një person nga Europa Lindore, por ishte më i moshuar se plaçkitësi i bankës.
Së shpejti hetuesit nga Rosenheimi e zbuluan identitetin e kryerësit të dyshuar: Një person, atëborë 23-vjeçar nga Kosova i cili jetonte në Rosenheim. Por në rajon, hetuesit po kërkonin më kot për të. Ai ishte arratisur në vendlindjen e tij. Prandaj, prokurori i Rosenheimit, nga Republika e Kosovës kërkoi që të marrë përsipër prokurorinë. Kjo ndodhi në vitin 2014, siç deklaroi kryeprokurori Gunther Scharbert, njofton Shtegu.com. Të gjitha dokumentet pastaj iu dorëzuan kolegëve në Prishtinë.

Në vendlindjen e tij të vogël me rreth 1.9 milion banorë, plaçkitësi i ri i bankës nga Rosenheimi, ka mundur të fshihet për katër vite me radhë. Por, në verën e vitit 2018, iu vendosën prangat. Tani vendimi i është shqiptuar 31-vjeçarit.
Për Scharbert, udhëheqës i Prokurorisë Publike në Rosenheim, përfundimi i suksesshëm i gjykimit të një hetimi maratonik është një akt shembullor ndërkufitar: „Ky rast tregon se bashkëpunimi me Kosovën po funksionon pa vërejtje“. Kjo vlen jo vetëm për Republikën e re (e pavarur vetëm që nga viti 2008) por edhe për vendet e tjera të Europës Lindore – për shembull Shqipërinë.

Ky vendim i një rasti individual, nga sytë e hetuesve të Rosenheimit dërgon një mesazh të qartë për kryerësit dhe opinionin që besojnë se kriminelët janë të sigurt, kur ata arratisen në vendlindjet e tyre që janë jashtë zonës së BE-së, është i gabuar, përcjell Shtegu.com. Edhe dënimi pesëvjeçar për grabitje të armatosur – mund të krahasohet me standardet e jurisprudencës gjermane. Pas këtij procesi gjyqësor, edhe sistemi ndëshkimor do të zhvillohet në Kosovë, kështu që qeveria gjermane do të kursejë një shumë të hollash për shpenzimet e paraburgimit dhe për rehabilitimin pas lirimit nga burgu.

Për nëpunësit e bankës së kursimeve, grabitja ishte një makth. Por ata kanë kapërcyer përvojën traumatike. „Nëpunësit tanë tani ndjehen mirë, pasi atëbotë ishin shoqëruar në përputhje me rrethanat“, njoftoi zëdhënësja e bankës së kursimeve, Linda Gallner.