Policia gjermane kthen mbrapsht gjashtë persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë

Date:

15:16:49                   2019-04-26

 

 

Të enjten, më 25 prill, në kontrollet kufitare në autostradën A8, policia federale gjermane ka ndaluar gjashtë persona në përpjekje për të hyrë në Gjermani pa autorizim. Katër nga emigrantët nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Libani, Egjipti dhe Arabia Saudite, është dashur të kthehen në Austri.

Pak pas mesnatës, policia federale gjermane ka ndalur një autobus me autotarga të Shqipërisë, në pikën kufitare Schëarzbach në A8. Në te ka qenë një shqiptar 29-vjeçar, i cili u identifikua me një pasaportë të vlefshme, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Në ekzaminim më të hollësishëm të dokumentit dhe vulën e bashkangjitur të hyrjes, hetuesve u ra në sy se ai kishte qëndruar për gati 40 ditë më tepër në zonën Schengen. Ai është dashur të shoqërohet deri në Freilassing, nën dyshimin për hyrje të paautorizuar në Gjermani.

Pak kohë më vonë, zyrtarët e policisë federale gjermane kontrolluan një autobus me autotraga kroate. Një udhëtar kosovar 24-vjeçar është identifikuar me pasaportë të rregullt, por nuk ka pasur të holla të mjaftueshme për qëndrim në Gjermani. Pasi që nuk i ka plotësuar kërkesat për hyrje, ai gjithashtu u shoqërua në departamentin e policisë federale.

Në orët e hershme të mënjgesit, policia gjithashtu kontrolli një autobus të huaj, ku një shtetas veriamqedonas u identifikua me dokumente të rregullta, por me sasi të pamjafueshme të hollash, përcjell Shtegu.com. Ai nuk kishte mjete të mjaftueshme për qëndrimin e tij të planifikuar.

Më në fund të gjithë gjashtë personat e ndaluar, u kthyen për në Austri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...