Gjermanët ia humbin pasaportën, shqiptari mezi kthehet në vendlindje

Date:

10:23:04                 2016-04-23

 

 

 

 

„Numri i azilkërkuesve në Gjermani, të cilët nuk kanë të drejtë për të fituar strehim, gjatë këtij viti duhet të dyfishohet“, kështu së paku ka kërkuar para pak ditësh koordinatori për çështjen e refugjatëve, Peter Altmaier (CDU). Por, mbetet e paqartë nëse këtë dëshirë të tij, autoritetet përkatëse do të mund ta zbatojnë. Qysh tani, në shumë vende ata duken të stërngarkuar me obligime, si p.sh. në rastin e shqiptarit Shkelzen Venari. „Mu nevojiteshin vetëm dy orë që të arrija në Gjermani, por po më duhen pesë muaj të tërë për tu kthyer në Shqipëri“, pohon shqiptari 24-vjeçar për „Stern“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Në Gjermani ai kishte ardhur gjatë verës së vitit 2014, me shpresë për një jetë më të mirë dhe për një vend pune. Për një moment, ai e kishte kuptuar se nuk i takonte azili dhe kishte vendosur të kthehej në vendlindje. Por, autoritetet përkatëse gjermane nuk kanë mundur t`ia gjejnë dot pasaportën. Iu dashtën plot pesë muaj derisa e realizoi kthimin në Shqipëri.

 

 

 

Si rasti i Shkëlzenit, në Gjermani ka shumë: Dokumentet vendosen aty-këtu, shqyrtimi i një parashtrese harrohet, procesi nuk aplikohet në vendin e duhur, apo refugjatëve aspak nuk u jepet mundësia për tu regjistruar. Si duket, autorutetet gjermane nuk po mund ta përballojnë valën e përditshme të refugjatëve.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...