Gjeniale: Ja profesori gjerman që do ta shpëtojë Besimin e vogël

Date:

23:24:36            2016-09-17

 

 

 

 

 

Po që se nuk ndërmerret diçka, Besimi do të vdesë. Fëmija trevjeçar vuan nga një sëmundje e rrallë e mëlçisë dhe në vendlindjen e tij, në Kosovë nuk mund të shërohet. Një profesor gjerman i Bonnit, tashmë do ta sjellë Besimin në klinikën universitare dhe do t`ia shpëtojë jetën.

 
Kjo foto ta këputë shpirtin: Besimi trevjeçar është i shtrirë në krevatin e tij dhe ofkëllen nga dhimbjet, ndërsa në fytyrat e prindërve të tij vërehet shpresa e humbur. Një video në rrjetin youtube, dëshmon se sa dramatike është gjendja e tij.

 

 

 

vita-bernd-hoppe-cdb701ff

 
Halla e Besimit, Meritë Kurtolli (30) me katër fjalë e ka përshkruar gjendjen e tij: „Ai po na vdes“, ka pohuar për „Express“, ndërsa përcjellë „Shtegu.com“.
Kosovari i ri është duke vuajtur nga „hyperoxaluria fillestare“, një sëmundje e mëlçisë e cila fillimisht shkakton dëmtimin e veshkëve e më pas gëlqerosjen e trupit, e cila zakonisht përfundon me vdekje.

 
Tashmë disa muaj, Besimi është duke luftuar për të shpëtuar jetën në disa spitale: Fillimisht në Turqi, Shqipëri e tani në vendlindjen e tij, në Kosovë.

 

 

 

„Ajo që i nevojitet Besimit është qasja në dializë dhe një transpalntim“, ka spjeguar profesori Dr. Bernd Hoppe nga klinika universitare në Bonn.
Një gjë e tillë nuk është e mundur në Kosovë, prandaj ai do ta sjellë Besimin në Gjermani, në bashkëpunim me Shoqatën gjermane „Bunter Kreis Rheinland“.
Halla e Besimit, Meritë Kurtolli e cila jeton në Zvicër, e ka lutur profesorin për ndihmë: „Pasi nipit tim i përkeqësohej gjendja, unë ua shkrova një letër të gjatë disa specialistëve – Profesori Hoppe ishte i vetmi i cili mu përgjigj“, spjegon Merita.

 
Për tu financuar trajtimi mjekësor i Besimit në Bonn, është hapur edhe një xhiro llogari. „Për trajtimin e parë mjekësor këtu janë të nevojshme 32.000 euro“, llogaritë profesori Bernd Hoppe – duke shtuar këtu edhe transportin.

 

 

 

besim

 
Është kjo një shumë e cila nga familja e Besimit asnjëherë nuk do të mund të sigurohej: Babai i vet është punëtor me mëditje, ndërsa e ëma amvise. Tash e disa muaj, prindërit e brengosur janë duke shkuar nga klinika në klinikë, ndërsa katër fëmijët e tjerë të cilët nuk i kanë parë tash e gjashtë muaj të tërë, i kanë strehuar tek miqtë e tyre.
Por, në horizont është paraqitur shpresë e madhe: Ditëve të kaluara janë grumbulluar aq shumë para, sa që transporti i Besimit është siguruar. Po që se gjithçka shkon si duhet, Besimi mund të arrijë në Gjermani edhe gjatë kësaj jave.

 
Të hollat e grumbulluara mjaftojnë vetëm sa për të stabilizuar Besimin, askush nuk e di se edhe sa kohë do të zgjasin dhimbjet e tij të mëdha. Për transplantimin shpëtimtar të Besimit, duhen siguruar edhe 32 000 euro.

 
Për të ndihmuar Besimin e vogël, mund të jepni kontributin në: Bunter Kreis Rheinland e.V., Telefon: 02641/8097733, www.bunterkreis.de përfundon artikullin „Express“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...