Gjobitja e pensionistit zviceran: Edhe një tallje e rëndë për familjen e të ndjerës Elida Osmani

80 Lexime

16:03:44                2019-05-11

 

 

Elida Osmani (19) vdiq kur dentisti i pensionuar zviceran K. S. (82) e goditi për vdekje në një vendkalim të rregullt këmbësorësh, në Lenzburg AG. Edhe pse vozitësi kishte një dosje penale dhe po ngiste veturën pa patentë shoferi, ai nuk duhet të shkojë në burg. Edhe një goditje e fortë për familjen e viktimës.
Elida Osmani (19) ishte duke u kthyer në shtëpi, në nëntor 2017, duke kaluar në një vendkalim për këmbësorë në Lenzburg AG. Gjatë kësaj, ajo goditet nga dentisti i pensionuar zviceran K. S. (82) aq fortë, sa që më vonë ndërron jetë në spital. Të enjten, Gjykata rajonale në Lenzburg e dënoi shoferin vdekjeprurës për vrasje të pakujdesshme. Por K. S. i shqiptohet vetëm një gjobë prej dhjetë mijë frangash. Gjithashtu i është shqiptuar edhe një gjobë e kushtëzuar prej 60,000 frangash.

Gjoba e kushtëzuar nuk do t`i zbatohet nëse ai sjellet mirë gjatë kohës provuese. K. S. edhe nuk duhet të shkojë në burg. Dhe kjo, edhe pse ai ishte dënuar disa herë për shkelje të rregullave të trafikut, vozitje pa patentë shoferi, i dehur dhe ndoshta me shpejtësi të madhe!

Ky vendim është si një tallje për të afërmit e Elidës. Siç tha avokati i saj të mërkurën para vendimit, familja nuk po mund të rehabilitohet për vdekjen e Elidës. Pala e viktimës kërkon një „dënim të arsyeshëm“, tha avokati Eric Stern. „Ky për mua, padyshim është një burgim i pakushtëzuar“.

Për këtë arsye, zhgënjimi i familjes është edhe më i madh, pas shqitimit të vendimit gjyqësor. Familja e viktimës ishte „shumë e zhgënjyer“, thotë Stern të premten për gazetën „Blick“, njofton Shtegu.com. „Ky dënim në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me ate se çfarë ka ndodhur“. Prokuroria kishte ngritur akuzë për vrasje nga pakujdesia dhe kërkoi një dënim të pakushtëzuar me burg prej 15 muajsh. „Kam supozuar se vrasja është kryer eventualisht me qëllim“. Kjo duhet të kishte përfunduar me një dënim më të rëndë, sipas Stern. Prokurori foli në lidhje me përpjekjen e dentistit për një „ngasje të verbër“ dhe të pamatur. „Kjo gjithashtu do të shkonte në drejtim të qëllimit“.

Vendimi është „një goditje shtesë për familjen“, thotë Stern. „Është një zhgënjim i madh që në këtë proces është sjellur një vendim vetëm në bazë të dëshmive të të akuzuarit. Përndryshe, nuk është ndërmarr pothujase asgjë e dobishme“. Për shembull, bë vendngjarjen e aksidentit ka pasur shumë persona. „Megjithatë, vetëm katër persona u morën në pyetje si të ashtuquajtur, informatorë nga policia. Asnjë intervistë nuk është realizuar“. Raporti i ekspertit të trafikut, nga gjykata ishte vlerësuar si i padobishëm. Kështu, i akuzuari ishte liruar nga akuza për shpejtësi masive, e cila u përcaktua nga të anketuarit. „Për fat të keq, kërkesat tona shtesë për dëshmi u hodhën poshtë“.

Nëse çështja do të transferohet në instancë më të lartë, mbetet e paqartë, njofton Shtegu.com. „Prokurori duhet ta vendosë üër këtë veprim“, thotë Stern. „Si përfaqësues i viktimës, ekzistojnë vetëm mundësi shumë të kufizuara“.

Shërbimi për parandalimin e aksidenteve (BFU) gjithashtu i kushton rëndësi të madhe dënimit në lidhje me incidentin e shkaktuar. Zëdhënësi i BFU-së, Marc Kipfer, nuk dëshiron të komentojë mbi rastin konkret. „Në përgjithësi mund të thuhet se ashpërsia e dënimit duhet të reflektojë seriozitetin e veprës penale“, ka thënë Kipfer. „Vetëm në këtë mënyrë gjyqësia është e besueshme për popullatën“.

Avokati i K. S., André Kuhn vendimin e ka spjeguar sikurse të dy palët e përfshirë në aksident kanë pasur faj – sipas aktakuzës Elida ka qenë e fokusuar në telefonin e saj celular, gjatë kalimit të vendit për këmbësorë. Nga ana tjetër, sjellja e ardhshme e dentistit është vlerësuar si pozitive. „Gjykata beson se ky vozitës i automjetit, në të ardhmen do të sillet mirë“, thotë Kuhn, njofton Shtegu.com. Kjo do të thotë se gjykata nuk vendos një dënim të zbatueshëm, por një dënim të pezulluar.

Dentisti ka treguar keqardhje, sipas avokatit të tij, në mënyrë të jashtëzakonshme, për ate se çfarë ka ndodhur. Sidoqoftë, K. S. kurrë nuk hoqi dorë nga një pranim i vërtetë i fajit. Megjithatë, siç spjegon Kuhn, klienti i tij ka mësuar shumë nga aksidenti. Ai e ka angazhuar një vozitës dhe ka shitur veturën e tij.