Gjashtëvjeçarja Dua Mahmudi talente e rrallë në fushën e baletit modern dhe klasik

Date:

17:49:50           2016-03-01

 

 

 

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot realizoi takim me balerinën 6 vjeçare dhe shume të talentuar Dua Mahmudi.

Dua Mahmudi tani më tre vite me radhë është pjesë e studios së baletit “Balerina”, nën udhëheqjen e profesoreshës dhe pedagogut të baletit klasik dhe atij modern znj.Maja Karevski.
Dua, është pjesëmarrëse e më shumë garave me karakter ndërkombëtar, me ç`rast në të gjitha është kurorëzuar më çmime të para.
Arritja e fundit e Duas është kurorëzimi me vendin e parë në balet modern dhe vendin e dytë në balet klasik në turneun “Wienna Dance Open” që u mbajt në Vjenë prej datës 26 deri 28 shkurt 2016. Puna e Duas nuk përfundon këtu.
Ajo tani ka filluar përgaditjet për garën botërore në balet modern dhe klasik që do të mbahet në Romë të Italisë.
Kryetari i Çairit u njoftua nga afër për sukseset e Duas, e përgëzoi atë si dhe i ndau lëvdatë nga Komuna e Çairit në shenjë mirënjohjeje për talentin dhe arritjet e saj në fushën e baletit edhe pse me një moshë aq të njomë. Sigurisht, ai premtoi që do të përkrahë dhe mbështetë një talente të tillë si dhe shqyrtoi mundësinë e hapjes së një shkolle të baletit për fëmijë në Komunën e Çairit ku të vegjëlve tanë do tu jepet mundësia të shprehin ambicjet dhe pasionin e tyre për baletin. (Zhurnal.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...