Austria është më mbrapa se Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut

153 Lexime

13:21:33                      2019-06-10

 

 

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e së shpejti edhe Kosova, kanë stadiume më bashkëkohore se sa Austria.

Ekipi kombëtar austriak i futbollit, në Shkup ka mundur të ndjehet si në shtëpi. Vitin e kaluar, ai e zhvilloi ndeshjen e futbollit kundër Maqedonisë së Veriut, në stadiumin e Shkupit, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Një stadium që në njërën anë i ngjan stadiumit Happel në Vjenë. Ka një pistë të drejtuar, me kalimin e kohës është rindërtuar dhe rinovuar disa herë. Nga ana tjetër, mjafton që i përmbushë kërkesat e UEFA-s, që në vitin 2017 lejoi të zhvillohej finalja e Superkupës ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit në Shkup. Në këtë formë siç është tani, stadiumi Happel ndoshta kurrë nuk do jetë nikoqir i ndonjë finale ndërkombëtare.

Ekskursione të tilla si ai në Shkup, janë gjithmonë një mësim fillestar për Federatën austriake të futbollit ÖFB në aspektin e ndërtimit të stadiumit bashkëkohor. Kudo që të shkoni, zakonisht hasni në arena të reja dhe bashkëkohore. Presidenti Leo Windtner prandaj mbetet në kërkesën për një stadium kombëtar, i cili preferohet të ndërtohet në Vjenë. „Në Shqipëri, ata kanë ndërtuar një stadium të ri, Kosova po planifikon një arenë të re, në Shkup do të zhvillohen finale ndërkombëtare. Prandaj, ne do të qëndrojmë në krye të temës“.