Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, menjëherë pas orës 22:35 në Gotthard-Passstrasse, në portalin verior të tunelit Fieud. Gjashtë persona të lënduar rëndë është dashur të dërgohen në spital.
Një veturë që po qarkullonte drejt veriut me autotarga belge dhe tre shtetas shqiptarë të moshës 39, 33 dhe 25-vjeçare në bord, për arsye të panjohura u përplasën me një makinë që vinte në tunelin Fieud pak para kalimit, me autotarga italiane, informon Shtegu.com.
Në bordin e mjetit që vinte ishin tre persona nga Irlanda e Veriut, dy burra të moshës 25 dhe 27 vjeç dhe një grua 24 vjeç. Sipas një mesazhi nga policia e kantonit Ticino, është ende e paqartë kush i drejtonte makinat dhe si ka ndodhur aksidenti.
Të gjithë gjashtë personat janë lënduar rëndë. Dy prej tyre janë ende në rrezik për vdekje. Tuneli Fieud është dashur të mbyllet. Trafiku është devijuar në rrugën e vjetër Tremola. Passstrasse Gotthard ka qenë i mbyllur deri në orën 8 të mëngjesit të së premtes.
Në shpëtimin e personave të plagosur jnë përfshirë një helikopter Rega dhe pesë ambulanca. Departamenti i zjarrfikësve në qendrën e operacioneve Gotthard ishte në vend me katër automjete. Ai i largoi gjurmët e vajit dhe lëngjeve të tjera që kishin rrjedhur.

