Sllovenia me obligim për karantinë për shtetasit e Ballkanit

84 Lexime

Pas fazës së lehtësimit të masave, Sllovenia tani po shtrëngon rregullat e hyrjes për qytetarët nga disa vende të Ballkanit. Arsyeja është rritja e sërishme e sëmundjeve Covid-19 në vendet e prekura. Që nga e premtja, për Bosnjen, Serbinë dhe Kosovën vlen një kërkesë për karantinë dyjavore. Kështu Sllovenia dëshiron të mënjanojë importin e infeksioneve.

Vendet e përmendura u vendosën në „listën e zezë“ të vendeve në të cilat situata epidemiologjike aktualisht është e dobët, shkruajnë mediat e huaja. Në 34 vendet e përfshira, në listë është edhe Maqedonia e Veriut, ku numrat e infeksionit janë rritur pas valës së parë në muajin prill, informon Shtegu.com.

Për të kufizuar sa më shumë udhëtimet nga vendet epidemiologjike të pasigurta, numri i përjashtimeve nga karantina është zvogëluar. Për shembull, udhëtarët që kalojnë në të ardhmen nëpër Slloveni, do të lejohen të qëndrojnë për dymbëdhjetë orë, ejo 24 orë si më parë.

Nga ana tjetër, gjashtë vende të tjera të BE-së janë shtuar në listën e vendeve të sigurta. Që nga e premtja, hyrja nga Danimarka, Luksemburgu, Malta, Spanja, Irlanda dhe Franca është e mundur pa asnjë kufizim. Megjithatë, Bullgaria është hequr nga lista e vendeve të sigurta.

Ekspertët sllovenë kanë ngritur alarmin pasi numri i infeksioneve është rritur përsëri në ditët e fundit. Tre infeksione të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën, ndërsa pati edhe katër infeksione të reja të martën dhe tetë të mërkurën brenda 24 orësh. „Situata duhet të merret seriozisht“, tha kreu i Institutit Slloven për Shëndet Publik (NIJZ), Miran Krek, në një konferencë për shtyp të enjten.