Dyshohet se katër gra kosovare e kanë rrëmbyer një bashkatdhetare të tyre 21-vjeçare dhe e kanë keqtrajtuan me orë të tëra. Të enjten, kuarteti ka dal para Gjykatës së rrethit në Bülach
Arsyeja për aktin e jashtëzakonshëm ishte një denoncim në Kesb, siç thuhet në aktakuzë. Në nëntor të vitit 2017, viktima raportoi njërën nga katër gratë tek autoritetet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve, sepse ajo supozohej që e kishte lënë pas dore djalin e saj dyvjeçar. Si hakmarrje, nëna dhe tre miqtë u përpoqën ta detyrojnë viktimën të prononcohet.
Në mbrëmjen e vonë të 10 marsit 2019, të katër gratë kosovare, të cilat tani janë midis 23 dhe 29 vjeç, e kishin ruajtur viktimën tani 21-vjeçare në një parking në Kloten pas orës 23.00. Ajo që pasoi ishte, sipas aktakuzës, një torturë e vërtetë për orë të tëra.
Ato e tërhoqën gruan në makinë, ku e dyshuara kryesore, një ndihmëse e infermierisë 25-vjeçare e goditi në fytyrë me grusht. Ajo gjithashtu ka dashur t`ia shtypë në dorë një cigare viktimës, gjë që e pengoi njëra nga të akuzuarat, informon Shtegu.com. Si rezultat, ato e dërguan në banesën e njërës prej katër grave në një komunë fqinje. Aty viktima duhej të zhvishej lakuriq dhe të bënte dush. Me këtë rast, ajo është filmuar dhe kërcënuar se regjistrimet do të publikohen nëse paraqet kallëzim penal.
Më pas, viktima është abuzuar në mënyra të ndryshme seksuale nga më të rëndat, aktakuza vazhdon. Kur njëra nga gratë zbuloi numrin e ish-burrit të saj, viktima është urdhëruar të gëlltiste disa gurë dekorativë me xham. Vuajtjet u ndalën pas orës 07.00 të mëngjesit kur gruaja u la në një parking. Para kësaj, të katër të akuzuarat ia vodhën portofolin e saj me 350 franga dhe i ndanë midis tyre.
Gratë, të cilat u mbajtën në paraburgim për më shumë se dy muaj pas arrestimit në mes të marsit të vitit 2019, akuzohen për rrëmbim të rëndë, sulm seksual, plaçkitje dhe krime të tjera. Prokurori do të shpall dënimin e kërkuar në gjykim. Supozohet se dënimi me burg do të jetë prej disa vitesh.
Motra e të dyshuares kryesore, e cila banon në Kosovë, është në paraburgim për rrezik të arratisjes. Ndihmësja e infermierisë është nën arrest shtëpiak dhe po monitorohet me anë të monitorit elektronik.
Siç shkruan „Blick“, gratë e akuzuara në thelb mohuan akuzat ndaj tyre. Ato vetëm kishin dashur të bisedonin me viktimën. Ajo personalisht kishte thënë se e meritonte një ndëshkim.

