GJARPERI….

107 Lexime
15.02.2020
Adriatik Riza DostiNdiqe

….Jo me kot shkrimin tim te meposhtem dedikuar gjarperit shqiptar e vecmas atij kosovar e shoqeron kjo foto… ku Kobra -Thaci eshte koke me koke me Pitonin rus Putin …nje dyshe gjarperinjsh teper te rrezikshem helmues e te njohur si antishqiptare te terbuar….

Mund te vija edhe foto te ndryshme te tij si psh. me Ramen a Baton Haxhiun, …me Vucicin, Dacicin, Brnabicin, Gjuricin, Vulin, apo qofte edhe me francezin Macron , kinezin Jinping etj e fare mire shkrimin mund ta titulloja Gjarperinjte…se ne fakt te tille jane…

Po kjo mu duk si me pikantja per te folur me tej per Gjarperin Thaci ….sepse serbet mund te kene e kane mbi kurrizin e shpirtin e tyre njemije e nje te zeza, mekate e gjynahe ndaj shqiptareve por ama …ne etiketimin, nofken dhe “pseudonimin“ qe i kane vene Thacit vite e vite me pare duke e quajtur me te drejte Gjarperi kane qene absolutisht teper te sakte e te pa gabueshem…

Sepse kur ne Kosove zhvillohej lufta e gjaku po vinte gjer ne gju e bijte e saj po jepnin jeten per lirine e Atdheut te tyre …Gjarperi hante e pinte nen shoqerine e Fatos Klosit me shoke ne hotelin lluksoz te Tiranes ….Rogner …

Sepse kur po ne Tirane “nje dore e zeze.. vrastare e kriminale vriste Ministrin A.Krasniqi …Gjarperi fesht…nderronte fole e humbte gjurmet e tija…

Sepse videot, deshmite e tregimet renqethese qe qarkullojne sot ne mediat kosovare reth historive te djeshme helmuese te Gjarperit Thaci …ne dem te Kosoves jane vertet tronditese…

Sepse kur Kosova i thoshte JO asaj fare Gjykate Speciale qe po ve ne bangon e te akuzuarve me shume viktimat se sa kriminelet…Gjarperi do te firmoste i pari e do ta mbronte fort krijimin e saj …natyrisht duke marre me pare garancine se ai vete nuk do te prekej…

Dhe radhazi Gjarperi i ngjiti shkallet nje e nga nje …nga kryetar partie, nga komandant lufte, nga kryedeputet…ne kryeminister e deri edhe President…

E pikerisht ai do te ishte nder te paret qe do te nxiste Demarkacionin e do te firmoste dhenien e jo pak toke kosovare Malit te Zi…gjoja se kish rene ne ujdi me nderkombetaret per te siguruar Liberalizimin e vizave per popullin kosovar …

Gjarperi do te fliste, e do te nenshkruante ne emer te Kosoves …por ne pa besi e ne fshehtesi ndaj saj nje sere mareveshjesh te rrezikeshme e ne dem te saj sa ne Paris e Berlin po aq edhe ne Bruksel, Strasburg e gjetke ….gjithnje duke patur reth vetes edhe lukunine a tufen e Gjarperinjve te tjere te rrezikshem helmues antishqiptare si Ramen e Batonin apo Vucicin e Mogherinin …me shoke e shoqe…

Edhe ideja e “shkembimit “ apo thene troc e ndarjes se dhuneshme te territoreve te Kosoves dhe rikthimi i Mitrovices e i Trepces tek Serbia serisht ka si ideator e nxites te saj po Gjarperin Thaci… e pas tij sigurisht edhe Bollen e Tiranes ….Ramen por edhe Neperken e Beogradit …Vucicin…

Sikurse edhe Mini -Shengeni ballkanik e plot tradheti te tjera ne dem e ne kurriz te Kombit shqiptar e Kosoves ne vecanti …ku treshja e Gjarperinjve me fole ne Tirane – Beograd – Prishtine….. Rama – Vucic – Thaci po i helmon shqiptaret per vdekje….

Edhe moskrijimi per gati 4 muaj i qeverise se Kosoves ne koalicionin fitues te 6 tetorit 2019 …provokimet ndaj bisedimeve te VV e LDK…kane ne mes pickimin helmues te Gjarperit Thaci…qe c’nuk beri per ta penguar e minuar ate…

Edhe aleanca e ngushte antishqiptare Thaci -B.Haxhiu …ka ne mes nje tjeter zvarranik te frikshem te familjes se gjarperinjve helmues…serbin Stanishic i cili i ka helmuar qe te dy vite me pare e sot kerkon ti perdore sa e si te mundi kunder shqiptareve…

Edhe presionet e shantazhet ne Paris, Berlin e Strasburg ndaj ish kryeministrit Haradinaj per heqjen e Takses ndaj Serbise kane ne epiqender te tyre po Gjarperin Thaci e pas tij sigurisht edhe Bollen -Rama…e Neperken Vucic…

Eshte po gjarperi ne fjale qe i solli gazin helmues luftarak e 500 granatat helmuese serbe …miqve te tij per koke Rama -Ruci – Lleshi per te helmuar e mbytur Opoziten shqiptare ne Tirane dhe popullin shqiptar qe protestonte fuqishem per largimin e kryehorrit-kryeminister te Tiranes …madje flitet se Gjarperi i Prishtines ka derguar edhe disa trupa policoro-ushtarake ne ndihme te Rames e qeverise se tij te korruptuar antikombetare…

Se ne raste te tilla jo rastesisht Gjarperinjte jane solidare e mjaft te afert e te shkueshem mes tyre sepse ju a terheq lloji…e zakoni i zvarranikeve…

Edhe perpara takimit shume te rendesishem te Mynihut …ku Kurti i kerkoj te takoheshin e te rakordonin se bashku qendrimet qe do te mbaheshin zyrtarisht ne emer te Kosoves e popullit te saj… Gjarperi reshkiti…dola fshehurazi nga foleja e u zhduk pa lene gjurme…e vajti per tu takuar e per t’ju bashkuar tufes se Gjarperinjve te tjere…

…Dhe e nxori koken menjehere …teksa te nesermen firmosi mareveshjet e radhes me njerez ilegale te tij me serbin Gjuric e ne prani te Vucicit e me gishtin ne by…e…. te Grenellit …

Gjarperi …ka takuar ne fshehtesi Putinin e rrezikshem rus…francezin dinak Macron e kinezin dhelparak Jinping…te tre keta armiq te deklaruar te ceshtjes kombetare shqiptare…pa folur per takimet pa fund e drekat e darkat me gjarperinjte e tjere Rama, Baton, Vucic , Dacic etj … gjithnje me helmin gati …kunder Kosoves ne vecanti e Shqiperise ne teresi…

Gjarperin po e kape …shtypi koken se po e le te lire eshte ai qe ta ha koken ty…thoshin pleqte tane te mencur…dhe faktikisht keshtu po ndodh me Kosoven e gjore e popullin e saj …te cilet e lane Gjarperin Thaci sa nen gure e sa mbi te…pikerisht per te ngrene kokat e tyre…

A.R.DOSTI

burimi ALBANESI🇦🇱( Arbereshët.Arnautët.Arvanitët.Arbanasi )