ALARMANTE: Në Ballkan së shpejti do të ndjehet mungesa e femrave
11:17:10 2017-10-20
Përzgjedhja e gjinisë së fëmijës në Ballkan është duke lulëzuar gjithnjë e më shumë. Fetusët e gjinisë femërore abortohen jo vetëm në Kinë dhe Indi. Në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë janë duke lindur më tepër djemë se sa vajza.
Dëshira më e shpeshtë është të lindet një fëmijë i shëndoshë. Në Ballkan, femrat e reja i nënshtrohen amniocentezës së hershme me dëshirë që të kenë një pasardhës. Biznesi i klinikave private në Europën Juglindore për të përzgjedhur gjininë e foshnjeve, është në rritje e sipër.
Me këtë veprim, në shtetet e Ballkanit: Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni përpjestimi i lindjes është 110 deri 113 foshnje të gjinisë mashkulloer në 100 femra. E natyrshme duhet të jetë 102 deri 103 të rinj në 100 foshnje femra.
Në një raport të Agjencisë ballkanike BIRN është trajtuar praktika e përzgjedhjes së gjinisë së foshnjes duke marrë shembull Malin e Zi. Këtu përfshihet kombinimi i traditës patriarkale me mjekësinë bashkëkohore, me ç`rast vërehet dukshëm abortimi i fetusit femër.
Sipas traditës, një djalë mund ta trashëgojë me sukses emrin e familjes, e mbronë shtëpinë dhe e mbronë vendin në kohë të luftës, sipas psikologes Ranka Bozoviç. Shumica e burrave ndjehen të zhgënjyer gjatë lindjes së foshnjes femër, pasi kanë pritur me dëshirë një djalë, shkruan në artikullin e saj gazeta „Berner Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Abortet në Mal të Zi deri në periudhën dhjetëjavore të shtatzanisë janë relativisht të lehta, ndërsa deri në periudhën 20 javore mund të abortohet në raste të jashtzakonshme. Gjatë aborteve të mëvonshme, nëpër klinikat private shpenzimet mund të jenë të larta. Pavarësisht këtyre statistikave të lindjes, praktika e abortit të vajzave të padëshiruar mbetet tabu temë e shtetevë të lartpërmendur. (Shtegu.com)