Kontrollori trenit gjenë pesëmbëdhjetëvjeçarin e zhdukur nga Maqedonia në Gjermani

Date:

18:12:16                2017-11-23

 

 

 

Policia federale gjermane, të mërkurën rreth orës 13:40, në stacionin e trenit në Shtutgart, ka kontrolluar një fëmijë pesmbëdhjetëvjeçar shqiptar nga Maqedonia, i cili paraprakisht ishte hetuar nga kontrollori i trenit në linjën S2, në mes të Schorndorfit dhe Endersbachut, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Pasi nuk ka mundur të dëshmojë se ka pasur biletë udhëtimi të rregullt, kontrollori e ka alarmuar policinë federale gjermane.

 

 

 

Gjatë konstatimit të identitetit të fëmijës me shtetësi maqedonase në stacionin policor në Shtutgart, është vërtetuar se djaloshi ka qenë i lajmëruar në polici si i zhdukur. Policia më në fund ka kontaktuar të afërmit e djaloshit me vendbanim në Rems-Murr-Kreis, të cilët e kanë marrë me vete nga stacioni policor. Pasi kontrollorit i kishte dhënë identitet të rremë, ai do të duhet të llogarisë në procedurë penale për „përpjekje për mashtrim“ dhe „përfitim nga mashtrimi“. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...