Gazetaria e zhgënjeu, Avdullai sot është një emër i njohur në mjekësinë zvicerane

Date:

Si edhe çdo mërgimtar tjetër, edhe Avdulla Murtezi vendosi të marr rrugën e mërgimit, për arsye të kushteve jo të përshtatshme në vendlindjen e tij, në qytetin e Kumanovës.

Paraprakisht, Avdullai e kishte gjithnjë në mendje ta përfundojë fakultetin e gazetarisë, dëshirë e cila iu plotësua pa ndonjë mund të madh, duke pasur parasysh talentin e tij në këtë sferë. Mirëpo, si edhe shumica e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, edhe Avdullai u dëshpërua pa masë kur filloi të kërkojë punë dhe të punojë për një rrogë mizore në media të ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe në Kosovë, informon Shtegu.com. Ishte një periudhë e rëndë për Avdullain dhe mezi që ia dilte të arrij në fund të muajit.

Por, këmbëngulësia e tij prej një luftëtari të patrembur për të ecur shtigjeve të suksesit, e dërgoi në Zvicër, në vendin ku ai kishte ëndërruar që më herët për ta vazhduar jetën. Dhe nuk u zhgënjye në këtë drejtim. Ai përfundoi shkollimin në sferën e mjekësisë në Zvicër dhe u punësua si teknik i medicinës.

Duli, siç e thërrasin në mënyrë përgëdhelëse, edhe më tej merret me profesionin e tij të zemrës, me gazetari, por kësaj radhe ai e bën vetëm sa për hobi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...