Familja nga Malësia e Tetovës jeton në kushte të mjerueshme, shpërndajeni dhe ndihmoni (Foto)

Date:

Familja 5 anëtarshe ka nevojë për ndihmë, jetojnë në kushte të mjerueshme (FOTO)

Janë pesë anëtarë të familjes, por sfidën më të madhe e kanë mbijetesën. Dashmir Adili sëbashku me gruan dhe dy fëmijët, nga fshati Brodec i komunës së Tetovës, jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.

Kjo familje ballafaqohet me mungesën e kushteve elementare të jetesës dhe se shtëpia ku jetojnë këta pesë anëtarë të familjes nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për një jetë normale.

E zonja e shtëpisë, Fidaija mes lotësh dhe mjerimit flet për gjendjen e rëndë me të cilën ajo dhe familja e saj jetojnë çdo ditë. Ndërkaq, kryefamiljari Dashmiri thotë se kushtet e rënda dhe mungesa e të ardhurave e vështirëson edhe më shumë jetën e tyre.

Problemet e kësaj familjeje rriten edhe më shumë nga gjendja jo e mirë shëndetësore në të cilën është e zonja e shtëpisë.

Për ndihmë kontaktoni në këtë numër:

+389 70 485 709!
Zoti ju shpërbleftë!

P.S. Apeloj që mediat të vizitojnë Brodecin, Bozovcën, Velesin, për të shikuar që ka plot Hatixhe n’mëshirë të Zotit! (Gjyla Çeliku) Tetova1

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...