Gazetari shqiptar nga Zvicra: Për qebapa mos shkoni në Shqipëri…

Date:

Shkruan: Bekim Dalipi
Pas nje maratone te gjate me motor duke rrugetuar Kosoven, pjesen shqiptare te Maqedonise dhe Shqiperine nga veriu deri ne jug, hapa sot Facebookun nga balkoni i qytetit te zhurmshem, Gjilanit -dhe shoh ne blogun tim pyetjen: Çfare po mendon, Beks.
Une sapo kisha shperndare nje shkrim te albinfos me 10 plazhet me te mira te Shqiperise -kete kisha ne mendje – kuptohet, kenaqesine qe me kishte dhuruar vendi im (ame) me ushqim deti te shkelqyer, dhoma komode e hotele te mira.
Plazhe fantastike e me uje te kristalt. Kete po mendoja e po thoja sa mire qe ishte; sa i mahnitur qe isha me ato pamje e me sa shume energji per jeten e vendin te cilit edhe une i takoj, po kthehesha ne Kosove.
Megjithate, pjesa qe po me prishte harmonine e me nxiti te shkruaj, jane komentet fyese e poshteruese te disa kosovareve per Shqiperine e shqiptaret. Ketu kam fjalen per nje pjese te shqiptareve te çuditshem te Kosoves, te cilet komentojne ne rrjete sociale (edhe ne albinfo.ch) per Shqiperine dhe shqiptaret e atij vendi me rende e me peshtire se per (ta zeme serbet) armiqte qe na kane djeguar, dhunuar e vrare. Kjo eshte e rende per mua dhe per gjithe ata shqiptare te Kosoves qe ne Shqiperi kalojne pushimet, kane lidhur miqesi e, e konsiderojne Shqiperine pjese te pandare te ekzistences sone. Per me teper kjo nuk eshte e vertet. Ata po genjejne. Mund te kemi raste individuale te mbyllura, por nuk guxojme ti pergjithesojme. Soji i tyre neper Serbi e ne raport me ta kalojne si miu e gelltisin çdo lloj fyerjeje. Kurse ne Shqiperi bertasin e fyejne edhe kur ju thone shendet.
Une per vete, jo me larg se mbreme vone jam kthyer per te dyten here nga Shqiperia i lodhur, por i lumtur, pasi kisha bere nje trip te gjate me Plisat e ne shoqeri te klubit motoristik #EnduroAlbania. Me ta e ne percjelljeje te tyre gjate gjithe kohes, ne kemi perjetuar nje nga mikpritjet me te ngrohta vellazerore. Na kane derguar ne restorantet me ekskluzive e kemi ngrene ushqimet me te mira te detit pa paguar asnje lek. Madje, as qe behej fjale te paguanim ne; e merrnin per ofendim. Mikpritja shqiptare e shqiptareve te Shqiperise, le mbrapa mikpritjen qe ofrojme ne kosovaret. Kete perjetim e bindje kam krijuar une pasi ka disa vite qe kaloj pushimet atje.
Po ju sjell edhe nje shembull; ne Ksamil bej çdo vere pushimet ne #Heksamilhotel dhe sivjet isha disa dite edhe ne #Areahotel, meqe Hekasmili ishte i mbushur dhe une kisha shkuar pa rezervim, ashtu siç dime ne kosovaret 🙂
Me pronaret e Heksamilit kam lidhur nje miqesi qe nuk e imagjinoj dot te shkoj diku tjeter kur bej pushimet ne Ksamil. Jane shume korrekt, sherbejne ushqim te mire, kane dhoma komode e te medha. Kurse çmimet (per mua) sikur te kisha mbyllur me ta nje abonoment per 10vjet. Nuk jane rritur asnjehere. 🙂
Per me teper jam befasuar me mikpritjen e hotelit Area. Vete pronari per çdo dite me ka ftuar disa here per kafe e raki dhe kurre asnjehere nuk behej fjale qe une te paguaja. Ai ishte i ngrohet, miqesor dhe shume i sjellshem. Ashtu ishte gruaja e tij qe kujdesej per djalin e vogel dhe vajza qe punonte ne recepsion. Keshtu ishin me te gjithe musafiret.
Pastaj mos te flas per pjesen tjeter te miqesise me Ramen, ne hotel #RamoSaranda(ushqim deti te jashtezakonshem) ne zemer te qytetit, nje mik e motorist i klubit Enduro Albania. Erin ne Fier dhe dreken brilante ne restorantin malor Ardenica. Presidentet e tyre Zavalanin e Gerin e te tjere me radhe…
Tani, o ju te krisur qe villni vrere; me gjeni nje vend ku mund te hani ushqimin me te mire te detit me çmimin e disa qebapave te Kosoves?
Ku mund te fleni per 30 euro me mengjes ne hotele me 4 yje me mire se ne shtepite tuaja?
Me gjeni nje vend tjeter ku mikpritja eshte me e mire dhe ku çmimet jane me te lira?
Une per vete nuk di.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...