Garuesit zviceranë dërgojnë një top futbolli në Shqipëri

45 Lexime

20:44:55           2016-03-12

 

 

 

Gjatë një auto ralley që do të startojë nga Oberstaufeni i Gjermanisë e deri në Teheran të Iranit, do të marrë pjesë edhe një ekip zviceran gjashtanëtarësh nga Wohleni. Në këtë ralley, shpejtësia nuk do të luajë rol, por disa kërkesa të veçanta. I gjithë evenimenti është fokusuar në marrëdhëniet humanitare e ndërkombëtare. Çmimi i parë do të jetë një deve, por pjesëmarrësit ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë me te.

 

 

 

Veturat me të cilat zviceranët do të udhëtojnë quhen Wilma, Rösli dhe Berta, ndërsa kanë kushtuar midis 200 e 300 frangash zvicerane, pasi në këto gara mund të marrin pjesë vetëm vetura të vjetra më tepër se 20 vite. Rrugës prej Oberstaufenit e deri në Teheran do të shfrytëzohen vetëm rrugët kryesore e rajonale, ndërsa autostradat janë tabu.

 

 

 

Nuk është ndonjë garë e zakonshme të cilën do ta ndërmarrin zviceranët Andreas Schmid, Benjamin Wey, Fabian Koch, Rafael Zimmermann, Roger Hofer dhe Roland Briner. Në thelb, kjo garë ka karakter humanitar, kreativ, por edhe argëtim dhe përforcim i marrëdhënieve ndërkombëtare. Për këtë qëllim, ekipi zviceran do të vizitojë jetimoret, entet për kujdesin e fëmijëve, shkollat, do të dërgojnë rrobe, ushqim dhe lojëra.

 

 

 

Në depon, në të cilën ekipi pothuajse takohet për çdo javë, është rezervuar një hapësirë me ndihma. „Një shkollë në Shqipëri të cilën ne do ta vizitojmë, posedon vetëm një top futbolli, i cili edhe ai është i dëmtuar. Me siguri se fëmijët shqiptarë do të gëzohen kur të fillojnë përsëri të luajnë futboll“, ka deklaruar Roger Hofer për „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com.