„Bild“-i i hedhë në shesh gënjeshtrat e Ivanovit

46 Lexime

07:12:13                    2016-03-12

 

 

 

Qeveria federale gjermane dhe Komisioni i BE-së, i janë përgjigjur akuzave të kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sipas të cilit në krizën me refugjatë nuk ka pranuar ndihmë të mjaftueshme.

 

 
Gjermania ka punuar me angazhim të madh në stabilizimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Vetëm për Maqedoninë, për periudhën prej 2014-2020, BE-ja ka përgatitur 664 milionë euro, ka deklaruar zëdhënësi qeveritar, Seibert.

 

 
Përpos kësaj, deri më tani Maqedonia ka pranuar nga BE-ja 52 milionë euro për përkujdesje ndaj refugjatëve.

 

 

 

„Mund të dëshmojmë se që nga viti 2007, Maqedonia ka pranuar rreth 900 milionë euro përkrahje“, ka pohuar të premten për „Bild“, zëdhënësja e autoriteteve nga Brukseli. Të hollat janë dedikuar edhe në fushën e mbrojtjes së kufinjve dhe çështjes së azilit.

 

 

 

Ajo, më tej ka theksuar se Maqedonisë i është dashur kohë e gjatë për t`i paraqitur detajet për ndihmën e nevojshme. Pra, Maqedonia edhe ka pranuar ndihma humanitare që nga fillimi i krizës me refugjatë.

 

 

 

Në një intervistë me „Bild“, Ivanovi kishte deklaruar se Maqedonia është duke e mbrojtur Europën para Greqisë, e cila refugjatët thjeshtë i lë të vazhdojnë më tej, në mesin e të cilëve edhe islamistë të dyshuar. Me këtë rast, Greqia ka pranuar 700 milionë euro, ndërsa Maqedonia asnjë cent.
„E kuptova se për Europën ne jemi irelevantë“, kishte pohuar Ivanovi për „Bild“.

 

 
Zëdhënësja e Komisionit të BE-ës, ka nënvizuar se Maqedonia ka pranuar deri më tani 50 milionë euro për mbrojtjen e kufinjve dhe trajtimin e refugjatëve. Edhe fonde të tjera i janë ndarë vendit, ka përfunudar ajo.