FC Prishtina udhëton në Turqi në përgatitje për sezonin pranveror
21:49:11 2016-03-12
Pas përgatitjeve intensive në terrenin vendës në Bodenweid, FC Prishtina nga Berna e Zvicrës do të udhëtojë në përgatitje qendrën e trajnimit në Turqi. Për njëmbëdhjetëshen e trajnerit Ervin Gashi, Turqia do të jetë qendra për përgatitje për sezonin pranveror. Përpos ushtrimeve të shumta, është paraparë edhe një ndeshje kontrolluese.
Udhëtimi do të fillojë të dielën, më 13 mars të këtij viti, në ora 06.50. Nga stadiumi në Bodenweid, me autobus do të shkohet për në Aeroportin e Bazelit, prej nga, në ora 09.50 do të fluturohet me avionin e „SunExpress“. Pas një fluturimi perj rreth tre orësh, është paraparë edhe aterrimi në Antalya. Prej atje do të shkohet me autobus në Hotel Miracle Resort – Lara. Fusha në të cilën do të ushtrohet, posedon një gjelbërim të mirëmbajtur dhe gjendet në afërsi të hotelit në fjalë. Gjithashtu, edhe kushtet e motit janë të përshtashme për ushtrime.
Por, për lojtarët kjo periudhë nuk do të mund të quhet pushim, pasi ata i pretë një punë e vështirë. Për çdp ditë është paraparë që të mbahen nga dy ushtrime.