Edhe më tej nuk dëmshpërblehet shqiptari të cilit kushëriri ia plaçkiti sipërmarrjen

Date:

00:41:35               2016-11-20

 

 

 

 

 

 

Para pesë vitesh, pika e kaburanteve e shqiptarit Genc Frrokaj në Baden të Zvicrës ishte plaçkitur. Edhe sot e kësaj dite ai është duke pritur në kompensimin e dëmit. Por, organizatori kryesor i plaçkitjes ia ka komplikuar parashikimet. Tashmë, për rastin do të vendosë Gjykata e lartë e Kantonit Aargau.

 

 

 

Tre plaçkitës e kishin sulmuar para pesë vitesh pikën e karburanteve në Baden të Zvicrës, të pronarit shqiptar Genc Frrokaj. Në atë moment, Prrokaj ka qenë në zyrën e vet, e cila gjendet mbi pikën e karburanteve. Sulmuesit kanë qenë tre kosovarë, të cilët janë ngjitur në zyrën e tij dhe kanë shtënë me armë ndaj tij.

 

 

 

Me rreth 50 mijë franga zvicerane, sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy nga ta u arrestuan pas pak kohe, ndërsa ishte arrestuar edhe organizatori i plaçkitjes.

 

 

 

Para një viti, ky i fundit u gjendë para Gjykatës rajonale të Badenit, me ç`rast ishte dënuar me dhjetë vite burg. Por, i dënuari e ka ankimuar vendimin gjyqësor.

 

 

 

Që atëherë Frookaj është duke pritur në kompensimin e dëmit. Që të jetë dhimbja më e madhe, organizatori i plaçkitjes është kushëri i vet, të cilin ai personalisht e kishte punësuar në pikën e karburanteve. „E kam shumë vështirë, por asgjë nuk mund të ndryshoj“, ka pohuar Genci të premten për „Tele M1“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Gjykata e lartë tashmë ia ka reduktuar dënimin organizatorit në pesë vite, ndërsa Genci nuk është i kënaqur me këtë vendim. „Më në fund, shpresoj se të gjitha të vërtetat do të dalin në shesh“, ka përfunduar Genc Frrokaj.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...