Francezët të tronditur me historinë e Darisit të vogël që humbi jetën në pishinë

Date:

15:07:43             2017-09-22

 

 

 

Vogëlushi shtatëvjeçar nga Kosova, Daris Azemi ishte mbytur të dielën e 27 gushtit në një pishinë në Besançon të Francës. Familja e tij në Francë është në situatë të parregulluar sa i përket lejeqëndrimit. Shoqatat e shumta humanitare frikësohen se nëna e fëmijës së ndjerë nuk do të mund të kthehet në Francë, po që se ajo shkon në varrimin e fëmijës në Kosovë.
„Po që se largohet nga territori francez, ajo nuk do të mund të kthehet në Francë për të qenë pranë fëmijëve të saj 13 dhe 15-vjeçarë, kjo është një dramë e vërtetë“, pas këtyre fjalëve qëndron Viviane Camus, anëtare e shoqatës CCDLE. Ajo është shqetësuar pasi nga fundi i muajit gusht, Komuna Doubs ka refuzuar të lëshojë leje për të shkuar në varrimin e fëmijës.

 

Apel për një akt humanitar kanë lëshuar shumë shoqata humanitare, në mesin e të cilave Réseau Education sans Frontières du Doubs, CDDLE (Collectif de Défense des Droits des Etrangers) dhe Collectif Solmiré (Solidarité Migrants Réfugiés). Këto shoqata kanë adresuar peticion deri te Komuna Doubs dhe Ministria e Brendshme franceze.

 

Trupi i pajetë i Darisit të vogël është në transferim e sipër për në Kosovë, shkruan „France 3“, përcjellë „Shtegu.com“. Në ndërkohë, Komuna i ka lejuar nënës të marrë pjesë në varrimin e të birit, shkruajnë mediet franceze, të cilat janë të tronditura me katrahurën e kësaj familje kosovare.
Darisi është dashur t`ia fillojë edhe shkollës në Vauthier të Besançon. Të gjithë nxënësit e kërkojnë Darisin e vogël, i cili gjatë këtij viti ishte paraparë që të integrohej në një klasë të ashtuquajtur ULIS.
„Gjithnjë mendojmë për te. Një psikologe shkollore është përkujdesur për nxënësit francezë të cilët vitin e kaluar kanë qenë së bashku me te dhe të cilët gjithnjë pyesin për te“, ka pohuar drejtoresha e shkollës, Marie-Agnès Bathoulot.
Ngjarja ka tronditur edhe përdoruesit e rrjeteve socviale, të cilët kanë filluar grumbullimin e ndihmave për të ndihmuar familjen Azemi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...