FRANCE SOIR: Ritet e dervishëve të Shqipërisë dhe Kosovës

176 Lexime

14:39:53               2019-04-11

 

 

Myslimanët e tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, shpesh i shohin me përbuzje: Dervishët e Ballkanit pranverën e presin me rite që çojnë në ekstazë, disa edhe i shpojnë faqet e tyre.

Këta sufistë iu përkasin esnafeve të ndryshme dhe takohen për të mirëpritur pranverën në vendin e adhurimit, që ata e quajnë Teqe, një ndërtesë e vogël që nuk kanë ngjashmëri me një xhami tradicionale, muret e të cilit janë të dekoruara me shenja osmane tradicionale, shpata, flamuj e jataganë.

„Ne veprojmë mu ashtu siç rilindin natyra dhe pranvera“, thotë sheh Adrihusein Shehu, kreu i tarikatit Rifa’i të dervishëve në Prizren, në Kosovën jugore, shkruan „France Soir“, përcjell Shtegu.com.

Gjakova në Kosovën Perëndimore, është një nga fortesat e këtyre dervishëve. Ata janëndër të parët që festojnë ardhjen e pranverës në fillim të marsit.
Pas shumë këndimit të refrenit ( „Nuk ka Perëndi tjetër veç Perëndisë“) nën vallëzim të ritmit me daulle, disa besnikë arrijnë një gjendje kllapie dhe me gjysmë vetëdije.

Në disa vëllazërime, ata më pas shpojnë faqet me gjilpërë të gjata, pa gjakderdhje ose duke treguar shenja dhimbjeje.

Kjo praktikë është rezultat i një gjendje të „pasionit që shpërthen si një vullkan, një akt i devotshmërisë, një sfidë në vetvete për të përmbushur dashurinë e Perëndisë“, ka deklaruar për AFP-në dervishi Agron Juniku, 66 vjeçar nga Tirana.

Të gjitha sufistët e Ballkanit nuk i shpojnë faqet e tyre. Kjo nuk është veçanërisht rasti me bektashinjtë, që përfaqësojnë bashkësinë e katërt fetare të Shqipërisë, pas myslimanëve sunitë dhe të krishterëve ortodoksë dhe katolikë, informon Shtegu.com.

Sheh Adrihusein Shehu e mohon çdo fanatizëm në praktikat e sufive të Shqipërisë dhe Kosovës, trashëgimtarëve të kaluarës osmane në rajon dhe shpesh të dyshuar për herezi nga myslimanët e tjerë në rajon. „Ne jemi pararoja e fesë islame“, ka deklaruar shehu.

Sipas drejtuesve të tyre, sufitë e Ballkanit kanë mbetur të paprekur nga fundamentalizmi i dhunshëm. Ata sigurojnë që vetëm njëri prej tyre iu bashkua radhëve xhihadiste në Siri dhe Irak, përderisa nga myslimanët kanë qenë me qindra nga Ballkani.