Tre vite burg për mësimdhënësin zviceran, abuzonte me nxënësit e tij

57 Lexime

12:44:41                  2019-04-11

 

 

Nga viti 2003 e deri në vitin 2013, një profesor i shkollës së mesme në Bazel, ka abuzuar me qindra djem adoleshentë në biseda seksuale, duke paraqitur si një vajzë e moshës së tyre. Bile, disa nga viktimat e tij ishin edhe nxënës të tij. Tani, edukatori 37-vjeçar zviceran është dënuar.

Për shkak të veprimeve të shumta dhe detyrimit seksual me fëmijë, Gjykata Penale e Bazelit, mëngjesin e së enjtes, e ka shpallur fajtor Benjamin H., një ish profesor i shkollës së mesme. 37-vjeçari u dënua me tre vite burg, nga të cilat një vit do ta vuaj domosdoshmërisht, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Nëpër interenet, ai ishte paraqitur si një vajzë, duke nxitur djemtë nën moshën 16 vjeçare që t`i dërgojnë fotografi dhe video lakuriq. Ai kishte gjithsej mbi 50,000 të tilla në kompjuterin e tij kur u zbulua në vitin 2014. Lista e viktimave të prokurorisë përfshin rreth 250 emra dhe mbiemra. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me burg prej mbi 6 vite, ndërsa mbrojtja ishte angazhuar për 15 muaj burgim me kusht.