Një krevat spitalor në Zvicër kushton mbi një milion franga

Date:

16:12:44                 2019-04-11

 

 

Spitali i ri kantonal në Aarau kushton 619 milionë franga zvicerane. Kostoja për krevat është më e lartë se gjetiu. Për ndërtesat e reja spitalore në Zvicër, për kohë të gjatë ekziston rregulli: Një milion franga për një shtrat – në Aarau shpenzimet janë dukshëm më të larta.

Spitali kantonal në Aarau (ASK), të martën ka paraqitur projektin fitues për ndërtesën e re. Është projekti më i madh ndërtimor që kantoni ka arritur ndonjëherë, tha kryetari i bordit Peter Suter.

Ndërtesa kushton 619 milionë franga – por gjithashtu ka përmasa korresponduese: Ndërtesa është 148 metra e gjatë dhe 126 metra e gjerë. Nëpër dhoma do të ketë 472 shtretër, plus 130 vende të kujdesit ditor, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjell Shtegu.com.

Për një kohë të gjatë, rregulli në Zvicër është: Një milion franga për krevat. Kjo del nga një studim i PwC i vitit 2013 i titulluar: „Patundshmëritë spitalore: Perspektiva të reja, mundësi të reja“. Duke zbatuar këtë rregull për një ndërtesë të re në Aarau, kostoja për krevat ka arritur shumën prej 1.3 milionë frangash zvicerane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...