Franca me vesh të shurdhër për 35 shqiptarë në qytetin Tuluz (VIDEO)

Date:

Në Tuluz të Francës, 35 shqiptarë dëbohen nën qiell të hapur Pasditen e së enjtes, në Tuluz të Francës, me urdhër të Gjykatës administrative në Tuluz, janë dëbuar disa familje shqiptare që ishin strehuar në një ndërtesë zyrtare të papërfunduar, në pjesën e prapme të Lycée Berthelot. „Të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejtë të jetojnë në kushte të përshtatshme dhe jo në ndytësinë e kampeve të ngritura në brigjet e Garonne të cilat janë nën ujë pas çdo përmbytje. Francezja Charline nuk i përket asnjë shoqate, shkruajnë mediat francize, përcjell Shtegu.com, por e bën vetëm një gjest të shoqërisë franceze. Kjo grua nga Tuluzi, e cila jeton në rrethin e Saint-Michel është tronditur veçanërisht nga situata e familjeve që e kanë okupuar në mënyrë të paligjshme objektin bosh zyrtar për t`u strehuar në vendin Lycée Berthelot, rue François-Longaud. Që nga 17 dhjetori, rreth shqiptarë ishin vendosur në një ndërtesë që i përket Recorat, hyrja në të cilën ndodhet në Rue Achille-Viadieu. Fundjavën e kaluar, kampi i tyre duhej të evakuohej për shkak të motit të keq./SHTEGU.COM

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...