Foshnja e shpëton nënën nga kanceri (VIDEO)

Date:

Një nënë e re e shfrytëzon kohën me foshnjen e saj. Ajo e përqafon, e lan dhe luan me te. Më pas, ajo fillon ta ushqejë.

 

 

Por, në atë moment foshnja e saj fillon të sillet çuditërisht. Vajza e vogël nuk pranon të ushqehet nga ana e majtë e krahërorit të nënës, ndërsa tek amerikanja me emrin Shakti, menjëherë lind dyshimi. Kur në sqetullën e saj e heton edhe një gjëndër të fryrë, ajo menjëherë shkon te mjeku.

 

 

 

Sjellja e foshnjes me siguri ia ka shpëtuar jetën, pasi ajo e kishte llogaritur të parëndësishme gjëndrën, shkruan „Huffingtonpost“, njofton „Shtegu.com“. Me siguri ndonjë pasojë e të ushqyerit e asgjë më tepër, kishte menduar fillimisht ajo. Por, për fat të mirë, ajo e viziton mjekun.

 

 

Mjeku i diagnostifkoi kancerin në gji dhe Shakti pa humbur kohë, e filloi terapinë. Aktualisht, ajo përsëri ndjehet mirë me shëndet, ndërsa para vetes e ka edhe një jetë të tërë, për ta shfrytëzuar lumturinë e një nëne. Për një gjë të tillë duhet t`i falënderohet foshnjes së saj, e cila intuitivisht e kishte vërejtur sëmundjen e nënës, e cila nuk kishte ditur asgjë.

 

 

Një shembull i shkëlqyeshëm i lidhjes së mahnitshme të nënës me fëmijën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...